0Shares

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka njoftuar se për punën që ka bërë Komisioni ndërinstitucional për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve lidhur me faturat e energjisë.

Ministri Besim Beqaj në konferencë për media ka thënë se në bazë të raportit të këtij komisioni del se ka pasur gabime në disa prej faturave të KEK-ut.

Sipas tij si mostër janë marrë 31 lëndë, të cilat janë analizuar dhe vlerësohet që ka pasur gabime për shkak të ndërrimit të njësorëve, ka pasur gabime në vlerësim por edhe në mos qasje në njësor.

Ministri Besim Beqaj, ka thënë se ende vlen vendimin për mos-shkyçjen nga rrjeti i të gjithë atyre që kanë bërë ankesat në KEK.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Bordi i KEK-ut që të marr masa ndaj atyre që kanë bërë këto gabime. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)