LAJMI I FUNDIT:

KEK-u u bën thirrje konsumatorëve, t’i nënshkruajnë kontratat për faljen e borxheve

KEK-u u bën thirrje konsumatorëve, t’i nënshkruajnë kontratat për faljen e borxheve

Korporata Energjetike e Kosovës, u ka bërë thirrje konsumatorëve që janë subjekt i ligjit për faljen e borxheve, që t’i nënshkruajnë kontratat dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga KEK-u, dhe KEDS/KESCO, me 12 Prill, 2016 ka filluar edhe faza e fundit e implementimit të plotë të ligjit për faljen e borxheve publike, tani pritet të trajtohen rreth 170.000 konsumatorë, të cilët sipas ligjit kanë mundësinë që në afat prej pesë muajve të ardhshëm t’i nënshkruajnë kontratat dhe po ashtu t’i respektojnë afatet e kësteve konform ligjit dhe kontratës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.


KEK-u fton konsumatorët, që gjatë kësaj periudhe 5 mujore sa ka mbetur deri në fund të mundësisë për faljen e borxheve, të drejtohen në zyrat e KESCO’s në mënyrë që të përfitojnë nga Falja e Borxheve Publike.