Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se në kohën kur është zhvilluar seanca për votimin e presidentit të Kosovës, ai ka qenë jashtë vendit.
Kelmendi ka thënë se i ka qëndruar besnikë fjalëve të cilat i ka thënë më herët, se nuk do të qëndroj në sallë, gjatë ditës së votimit të votimit të presidentit, duke e pamundësuar sipas tij, bërjen e kuorumit.
“Takimet e para për të më bindur për të qëndruar në sallë, kanë filluar para tri javëve, por takimet e fundit kanë qenë dy ditë para zgjedhjes së presidentit. Takimin e fundit e kisha me presidentin tashmë të zgjedhur, Hashim Thaçi. Nga unë është kërkuar të qëndroj në sallë, me ç’rast plotësimi i kësaj kërkese do të rezultonte më marrëveshje politike. Marrëveshja politike ka përfshirë që të jem pjesë e koalicionit qeverisës, për të drejtuar ministri, por që edhe të jemi pjesë e diplomacisë. Nuk kam mundur të shkelë mbi fjalën e dhënë”, ka theksuar Kelmendi, transmeton Telegrafi.
Kelmendi, nuk e ka mohuar se pjesë e takimit të Kelmendit me Thaçin, kanë qenë persona me influencë në rrafshin politik dhe afarist.
“Më është ofruar mundësia që të marrë në kompensim pozita për anëtarët e partisë ‘Fjala’. Ka qenë takim mjaft i gjerë. Përveç deputetit Ramiz Kelmendi, ka pasur përfaqësues të biznesit të Kosovës, por ka pasur edhe përfaqësues fetar”, ka shtuar Kelmendi.
Ai ka thënë se deputetët të cilët e shkelën besimin e votuesve të tyre dhe thyen premtimin e dhënë se nuk do të qëndrojnë në sallë, do të ndëshkohen nga votuesit e tyre, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, i pyetur sa e pret që të ketë hakmarrje politike nga ana e pushtetit, Kelmendi ka theksuar se nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë, por edhe nëse ndodh kjo sipas tij, ai ka thënë se ka vendosur që t’i frikësohet vetë, Krijuesit dhe jo njerëzve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit