LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Ramushit nuk i thashë po as jo (Video)

Kelmendi: Ramushit nuk i thashë po as jo (Video)

Biznesmeni dhe deputeti Ramiz Kelmeni beson se programi dhe vizioni i tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me një një punë katërvjeçare garanton realizimin e planit për 200 mijë vende pune.

Ai në emisionin Rrokum Roll ka folur për dorëheqjen nga PDK-ja, planin e zhvillimit ekonomik, ofertat dhe takimin me Ramush Haradinajn.


Tha se në takim me liderin e AAK-së ia ka prezantuar programin e tij të zhvillimit ekonomik, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse karrieren e tij politike do ta vazhdojë në AAK.

“Misioni i ri ësht mision i mundshm. Un jam afarist, ekonomist i suksesshem. S’kam nevoj të konkurroj pr post politik. Disa kan than se kam ardh pr interesa personale… Un e kam rrogn aq të madhe sa 90% e fus n investime të reja. Në postin që kam konkurrue, rroga është më e vogël se e një deputeti”, tha tashmë ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi në emisionin ‘Rrokum Roll’ të Televizionit Rrokum, duke folur për ambicien e tij që të jetë zëvendëskryeministër i vendit.

“Unë kisha dëshirë që kontributi im të jetë më i shpejtë e më i fuqishem, sepse vizioni im ishte i barabartë me krejt ata ekonomista që i ka LDK”, tha Kelmendi, dhe shtoi se LDK ka më shumë ekonomistë sesa PDK-ja, partneri i koalicionit, e sipas tij, kjo ka ndikue të ndahet Qeveria.

Kelmendi tha se ishte moskuptim i interesave të tij ana e PDK-së.

Ai konfirmoi se dje është takuar me liderin e AAK-sës Ramush Haradinaj, nga i cili ka marrë mbështetjen për programin e tij të zhvillimit ekonomik.

I pyetur nëse do të kthehej në AAK, Kelemendi tha se “nuk ishte koha e kthimit të pergjegjes… S’isha i gatshëm as për përgjigje negative e as për pozitive”.

Kelmendi tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

“S’kam insistue për poste politike, se due me kontribue në poste ekonomike. E kam një program shumë interesant. Ma s’pari due me i bind qytetaret se me programin tim të gjithë kanë me fitue. I kemi qytetaret jo besimtarë që më nuk po besojne ne zhvillim. As bankat nuk po besojnë në institucione. Deri në 6 muaj duhet gjithka me u permbyll sa i perket besimit të qytetarit…”, tha ndër tjera deputeti Kelmendi.
Ai në detaje ka shpjeguar programin e tij për zhvillim ekonomik të vendit, i cili garanton punësim dhe rritje të mirëqenies dhe investime të bizneseve të huaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori