LAJMI I FUNDIT:

Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është poza më e mirë për lindje natyrale

Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është poza më e mirë për lindje natyrale

Pozita në gjunjë, që do të thotë pozita galiç me këmbë të hapura dhe me trup të lakuar pak përpara është gjithnjë e më e popullarizuar gjatë lindjes, gjë që thonë, ka arsye krejtësisht praktike

Në të vërtetë, kështu krijohet dukshëm më shumë hapësirë për hapjen e komblikut.


Bebja mund më lehtë dhe më natyrshëm të lindë, e jo kur nëna është në pozitë të shtrirë me këmbë të ngritura, dhe detyrohet në fillim të niset drejtpërdrejt nëpër komblik, ndërkaq pastaj me shtytje të fuqishme shkon lart, transmeton Telegrafi.

Kur ulet galiç, nënave u është më e lehtë faza e fundit e shtytjes.

E gjithë kjo gjithashtu mund të praktikohet në shtratin e spitalit, si edhe në pozitën klasike me të cilën jemi mësuar të gjitha.

Femrat këshillohen që të mësojnë mirë trupin e vet, që ta dëgjojnë dhe të zgjedhin atë që asaj i përshtatet e jo atyre të cilët i lindin.

Faqja e Facebook-ut ‘Human Birth Project”, e cila propagandon këtë teknikë më të lehtë të lindjes, sipas mendimit të shumicës, dëshiron të ndikojë te femrat që vetë të zgjedhin pozën në të cilën do të lindin bebet, natyrisht nën mbikëqyrjen e plotë të mjekëve, si edhe tek çdo lindje. /Telegrafi/

l