LAJMI I FUNDIT:

Këmisha me vija

Këmisha me vija

Këmisha klasike me vija të holla është e pazëvendësueshme për situata të shumta. Vijat janë mostër e cila ju mundëson që në mënyrë subtile të tregoni stilin dhe personalitetin tuaj.

Mund të zgjidhni midis vijave të holla dhe të gjera, ngjyra neutrale apo të forta… Këmisha klasike e tipit të këtillë ka vija të holla ngjyrë neutrale, të kaltër apo të përhirtë.

Për punë në zyrë do të jetë ideale me rroba, ndërkaq për stilin ‘casual’ me xhinse. Për dukje më të mirë mund të vishni edhe ndonjë xhemper. /Telegrafi/