LAJMI I FUNDIT:

Kënga, ky emocion që prek dëgjuesit

Kënga, ky emocion që prek dëgjuesit

Këngëtarja Fortesa Hoti, e cila ka një karrierë të pasur artistike, edhe pse është pjese e brezit të ri të këngëtareve, ka sjellë para publikut këngë dhe karaktere nga me të ndryshmet për një periudhë të shkurtër kohore.

Pasioni që ndjek Fortesën është muzika. Më tej, gjatë kësaj interviste ajo na tregon më shumë për jetën e saj artistike, cilat janë emocionet që i fal skena dhe na zbulon dhe projektet në vazhdim.

Intervistoi: Florim A. Gashi


Fortesa, kur u lidhe me këngën?
Në skenë, për herë të parë jam paraqitur në nëntor të vitit 1993, ku unë isha dy vjeçe. Shumë e vogël për t’i kujtuar me saktësi, por falë xhirimeve të babait, unë edhe sot mund t’i shijoj e kujtoj të gjitha pjesëmarrjet e mia nëpër koncerte e festivale. Do veçoja më shumë udhëtimet dhe lojërat me shokët dhe shoqet e mia në Shkodër, Prishtinë, Gjilan e shumë vende të tjera ku mbaheshin festivalet.

Tash që jeni larg Kosovës, çka studioni?
Për momentin jam në Vjenë, Austri. Studioj për Këndim ne Universitetin e muzikës dhe arteve figurative, e së shpejti do të jem edhe në Universitetin e Vjenës për Shkencat Muzikore.

Këngët tuja çfarë mesazhe sjellin?
Këngët, kryesisht janë me temë dashurie, kanë mesazhe pozitive për jetën. Në këto këngë, të tjerët mund të gjejnë veten, sepse janë tematika te përditshme dhe shumë aktuale. Unë këndoj me shumë zemër dhe shpresoj që ky emocion t’i prekë edhe dëgjuesit.

Është lehtë t’i qëndrosh besnike stilit tënd?
Është e lehtë, sepse këndoj dhe vishem gjithmonë në mënyrë që unë të ndjehem shumë rehat, andaj nuk është e vështire. Sa i përket muzikës, nuk kam ndonjë stil të veçantë, gjithçka varet prej disponimit tim dhe gjendjes emocionale në çastin kur unë dua të bëj këngë. E sa i përket dukjes time, e dua shumë komoditetin, por kam dëshirë të përcjell dhe modën.

Çfarë të inspiron, ç’të bën të lumtur?
Familja ime është burim i pashtershëm i inspirimit dhe i dashurisë. Pastaj, ka shumë gjëra që më bëjnë të lumtur: shoqëria e mrekullueshme, muzika, leximi, udhëtimet, etj.

Çfarë mendon, sot a është bërë gjithkush këngëtar/e?
Nuk mund te them, që gjithkush është bërë këngëtar, por ka shumë këngëtar. Nuk mund të jap vlerësim mbi ta, por ndoshta do duhej të kishte ndonjë filtrim për këngët dhe këngëtarët nëpër festivalet dhe televizionet tona.

Videoklipi ‘Akull’’ vazhdon të pëlqehet dhe dëgjohet me interes. Ku qëndron sekreti i kësaj kënge?
Nuk e di nëse mund ta quaj sekret, por gjithçka që punohet me shumë zemër, del mirë. Neve na pëlqeu qysh në dëgjimin e demo versionit dhe e punuam me shumë angazhim dhe dashuri. Shpëtim Saraçi ka bërë punë të shkëlqyer sa i përket melodisë dhe aranzhimit. Gjithashtu edhe Dr. Flori me tekstin, që u identifikua shumë në publikun shqiptar, ndërsa klipi u realizua me shumë kujdes dhe përkushtim nga produksioni ‘Pulla’. Ndoshta, përkushtimi dhe dashuria për muzikën është sekreti i duhur për sukses.

Kur do të shohim me një këngë duet?
Ndoshta me Vedat Ademin, më pëlqen si këngëtar, stili i tij, por gjithashtu edhe Vig Papa.

Këngëtari/ja që ti e pëlqen?
Alica Keys dhe India Arie me pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, i veçoj në vokal dhe në stil që janë të mahnitshme. Nga këngëtarët shqiptarë, më pëlqejnë Eneida Tarifaj, Argjentina Ramosaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, e shumë të tjerë.

Cili film do të mbetet në zemrën tënde përgjithmonë?
Po më pëlqen kjo pyetje. Ne kemi arkivin tonë familjar me filmat e vjetër shqiptar; nga ata do të veçoja “Lulëkuqet mbi mur”, ndërsa nga filmat botërorë, pëlqej shumë komeditë, sidomos aty ku luan Adam Sandler.

E përcillni modën?
Me pëlqen ta ndjek modën, të jem në hap me kohën. Kryesisht e ndjekë modën duke i takuar një stili më elegant, me taka të larta si dhe shumë aksesor për të cilat shpenzoj një shumë parash të konsiderueshme.

Hobi juaj?
Leximi, fitnesi dhe kryesisht sportet relaksuese.

Cilat janë angazhimet e pritshme për Fortesën?
Siç e thashë edhe më herët, jam në bisedime për një këngë të re dhe për një videoklip. Nuk ka akoma diçka konkrete.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori