Infeksionet mykotike mund të prekin çfarëdo lloj pjese të trupit. Thonjtë preken nga ky infeksion kur myku godet thonjtë e gishtave, majën e këmbës ose lëkurën poshtë thonjve.
Sipas American Academy of Dermatology (AAD), infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve më tepër se sa thonjtë për shkak se majat e gishtave janë zakonisht të mbyllura në këpucë, ku qëndrojnë në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi.
Myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit pranë baktereve të ndryshme. Kur një sëmundja kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion.
Nëse jeni i shëndetshëm, një infeksion mykotik në thonj mbase nuk mund t’iu shkaktojë probleme serioze. Por megjithatë mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t’iu dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve.
Si ta hiqni qafe mykun
Keni nevojë për:
– 4-5 lugë gjelle sodë buke
– 1 filxhan uthull të bardhë apo uthull molle
– ujë
– peshqir letre
Soda e pjekjes nuk e vret mykun. Ajo megjithatë i parandalon kërpudhat që të rriten dhe të përhapen.
Uthulla është acidike, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kërpudhat që të mbijetojnë, shkruan Shije. Lëkura përreth dhe thonjtë nuk do të dëmtohen nga uthulla.
Përgatitja
1. Përzieni 1 filxhan çaji uthull me ujë të mjaftueshëm për të zhytur këmbët në të. Zhytini këmbët për 15 minuta dhe pastaj thajini me peshqirë letre.
2. Shtoni disa lugë gjelle sodë buke në ujë, të mjaftueshëm për të zhytur këmbët dhe zhytini këmbët për 15 minuta. Thajini tërësisht këmbët me peshqirë tualeti.
Bëjeni diçka të tillë dy herë në ditë. Ideja është që uthulla do të vrasë kërpudhat ndërsa soda e bukës do të ndalojë rritjen e mëtejshme të tyre.
Këshillë për rezultatet më të mira: Përpara se ta përdorni përzierjen, prisni sa më shumë të mundeni majën e thonjve me një palë gërshërë të pastra (mos i hiqni me gishta).
Sigurohuni që të dezinfektoni gërshërët pasi t’i përdorni për të parandaluar mykun që të përhapet. Shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe thajini. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën