LAJMI I FUNDIT:

A i keni pare syzet e Snap, Spectacles?

A i keni pare syzet e Snap, Spectacles?

A ju kujtohet kur Google provoi t’i bëjë të suksesshme syzet Google Glass? A e mbani mend se si dështoi Google pasi që ky produkt ishte i çuditshëm?


Siç duket, Snapchat nuk e kujton këtë moment. Kompania, tani e riemëruar si Snap Inc ka zbuluar produktin e parë të saj harduerik: Spectacles.

Produkti është i thjeshtë; një palë syze me kamerë të cilat i mundësojnë përdoruesit të incizojë video 10 sekondëshe të cilat më pas ruhen në sektorin ‘Memories’ në aplikacionin Snapchat, përmes Bluetooth ose WiFi.

Spectacles vijnë në tri ngjyra – të kuqe, të zezë dhe të kaltër dhe do të funksionojnë një ditë të tërë përmes një karikimi me bateri.

Krijuesi i Snapchat, Evan Spiegel, e sheh pajisjen si një lodër. Kështu, mund të arsyetohet funksionaliteti i limituar i tyre dhe çmimi i ultë prej vetëm 100 dollarëve.