Keni probleme me ereksionin: Fajtorin mund ta kërkoni te disa artikuj ushqimorë
Nëse “vegla” juaj ndonjëherë nuk dëshiron “të ngrihet”, fajtorin për të do të mund ta kërkoni te disa artikuj ushqimorë. Shikoni në mos po hani ushqimin i cili i bën dëm penisit
Për dëshirën seksuale të mashkullit më i rëndësishëm është niveli i testosteroneve. Niveli i testosteroneve natyrisht bie nëse mashkulli plaket, mirëpo ushqimi dhe aktiviteti fizik kanë rol të rëndësishëm se sa trupi mund të prodhojë testosterone.
Veç kësaj, ushqimi deri diku mund të ndikojë edhe në plleshmërinë e mashkullit. Keni parasysh që çdo kafshatë të cilën e hani mund të nxisë apo të pengojë prodhimin e spermatozoideve, transmeton Telegrafi.
Ja cilat ushqime duhet t’i shmangni, në mënyrë që penisi juaj të jetë i gatshëm.
Pijet energjike
Edhe pse pijet energjetike duken si diçka që rrit energjinë, sasi të mëdha të sheqerit dhe kafeinës janë të mira vetëm përkohësisht por kur efekti pushon, shkaktojnë molisje. Me fjalë të tjera mund të ndodhë që ju nuk keni energji të mjaftueshme të mbani të njëjtin ritëm deri në fund. Përveç kësaj shumë sheqer ulë nivelet e testosteronit.
Sheqeri
Nëse keni plane për darkën, hiqni dorë nga çdo ushqim me sheqer. Bën dëm për shëndetin në përgjithësi dhe për atë seksual në veçanti.
Produktet e sojës
Një tjetër vrasës i testosteronit? Soja. Të ngrënit e sasive të mëdha do të rezultojë në një rënie të konsiderueshme të dëshirës seksuale, për shkak të karakteristikave estrogjenike të tij.
Karbohidratet e rafinuara
Çdo karbohidrat i rafinuar, si ato që gjenden tek mielli i bardhë janë lajm i keq për jetën tuaj seksuale. Këtu përfshihen makaronat, drithërat, buka dhe ushqime si krakersat, biskotat dhe çipsat.
Ushqimet e skuqura
Nëse i pëlqeni shumë patatet e skuqura, lërini për një natë se nuk bën dëm. Yndyra në ushqimet e skuqura ul libidon si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.
Salçiqet
Salçiqet janë të ngopura me yndyrë, e cila i mbyll arteriet e penisit, ndërkaq nëse dëshironi që të kënaqeni duke bërë seks, patjetër duhet t’i shmangeni këtij ushqimi. Veç kësaj, ky artikull ushqimor përgatitet nga mishi i cilësisë së dobët, gjë që mund të shkatërrojë balancën e hormoneve.
Alkooli
Pijet alkoolike kanë efekt negativ të dyfishtë në jetën seksuale duke ulur nivelet e testosteronit dhe funksionimin seksual.
Marijuana
Marijuana dëmton performancën seksuale. Ata që praktikojnë përdorimin e marijuanës janë tre herë më të predispozuar për tu prekur nga disfunksioni seksual. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë