LAJMI I FUNDIT:

Këpucët e vetme që iu duhen për këtë vjeshtë

Këpucët e vetme që iu duhen për këtë vjeshtë

Këpucët janë më të rekomandueshmet për stinën e vjeshtës, por standardi i gjuhës së zezë apo ngjyrë kafe mund të jetë pak temë e lodhshme.

Në vend të këtyre ngjyrave, përpiquni t’i zgjidhni një palë këpucë që do t’ua përmirësojnë pamjen – njëjtë sikurse e zeza dhe ngjyra kafe – dhe që shkojnë me çdo rrobë që e keni në dollap, transmeton Telegrafi.


Këpucët Chelsea me ngjyrë rëre – të fotografuar më lart në aktorin Justin Theroux – janë zgjedhja më e mirë për vjeshtën e vitit 2016.

Ato mbesin ngjyrë neutrale – prandaj mund t’i vishni ato kurdo që dëshironi, si dhe ngjyra e rërës iu jep një prehje me të vërtetë moderne.

Këto që janë nga Common Projects me të vërtetë që iu dhurojnë pamje të mahnitshme ($515 në mrporter.com)¸ por gjithashtu ka edhe një palë të ngjashme me çmim më të lirë nga ASOS ($73, asos.com).

Sigurisht, nëse dëshironi një palë këpucë Chelsea të lëkurës, ato mund t’i merrni nga Frye me një çmim prej $498.

Këpucët e tilla janë me të vërtetë të mahnitshme pasi që iu dhurojnë pamje moderne, por gjithashtu asnjëherë nuk do të jetë nevoja t’i lidhni ato. /Telegrafi/