LAJMI I FUNDIT:

Keq për Arsenalin

Keq për Arsenalin

Bayern Munichu është treguar kundërshtar i pamëshirshëm për Arsenalin duke e mposhtur në Emirates me rezultat 3-1 dhe thuajse e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vendasit u përpoqën të ishin agresivë që nga minuta e parë e takimit, mirëpo shumë shpejtë pranuan gol dhe u treguan të pafuqishëm kundrejt bavarezëve. Toni Kroos pranoi një top nga Mueller dhe me mjeshtri e dërgoi topin në portën e Szczesnyt (7’).


Loja vazhdoi të zhvillohej sa në njërën anë, ashtu edhe në tjetrën, por përsëri erdhi në pah efikasiteti i mysafirëve. Pas një harkimi nga këndi portieri vendas mbrojti goditjen e Van Buyten, por aty ishte Thomas Mueller për ta dyfishuar avantazhin (21’).

Në vazhdim të pjesës së parë, Topçinjtë u përpoqën t’u japin shpresa tifozëve me aksionet e tyre, ndërsa Mandzukic për pak sa nuk e shënoi golin e tretë të Bayernit.

Fillimi i gjysmës së dytë ishte në favor të Arsenalit. Lukas Podolski i shënoi ish-skuadrës së tij për ta ngushtuar epërsinë (55’).

Nga momenti i golit vendasit e shtuan presionin në përpjekje për ta barazuar rezultatin dhe patën disa raste, por mysafirët vazhdonin të ishin të rrezikshëm.

Dhe pas një aksioni të bavarezëve, Robben pasoi te Phillip Lahm, gjermani asistoi me një krosim të ulet drejt Mario Mandzukic, i cili në një mënyrë arriti ta dërgojë topin në rrjet (77’).

Rezultati nga kjo ndeshje e bën Bayern Munichun favorit absolut për të kaluar në çerekfinale, pasi në ndeshjen e kthimit pos rezultatit do ta ketë edhe mbështetjen e tifozëve në Allianz Arena. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori