LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi nga terrorizmi: ISIS “ka në mendje” tri strategji!

Kërcënimi nga terrorizmi: ISIS “ka në mendje” tri strategji!

Sipas mediave të huaja, militantët kanë planifikuar që të godasin avionët dhe aeroportet dhe këtë gjë do të bëjnë duke infiltruar ekuipazh të fluturimit.

Qendra spanjolle kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar paralajmëroi për rreziqe të reja për udhëtarët.


Sipas raportit të tyre të quajtur ‘Kërcënimi terrorist kundër aviacionit civil “, ISIS do të përdorë tre strategji: përdorimi i dronëve, infiltrimi i xhihadistëve si staf në avionë dhe përdorimi i “Google Maps”.

“ISIS tregoi me sulmet në Bruksel dhe Stamboll se mund të jetë kudo dhe çdo vend është i rrezikuar, përfshirë edhe Spanjën dhe sidomos ato vende ku ka fluks turistësh”, bëri me dije agjencia Citco.

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që terroristët t’i vënë më lehtë në zbatim planet e tyre. /GSH/