LAJMI I FUNDIT:

Me kërkesë të serbëve dhe romëve, KMDLNj viziton burgun në Mitrovicë

Me kërkesë të serbëve dhe romëve, KMDLNj viziton burgun në Mitrovicë

Me kërkesë të të paraburgosurve serbë dhe romë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka vizituar Qendrën e Paraburgimit që gjendet në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e veriut pas ndarjes administrative të Mitrovicës në dy komuna.

Monitorues të KMDLNj -së u takuan me të paraburgosur serbë dhe romë që i parashtruan kërkesat e tyre për KMDLNj-në në fushën e respektimit të drejtave të njeriut dhe kërkuan ta vuajnë dënimin apo masën e paraburgimit afër vendit ku jetojnë.


Ja njoftimi i plotë:

KMDLNj viziton burgun në Mitrovicë

Me kërkesë të të paraburgosurve serbë dhe romë , Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka vizituar Qendrën e Paraburgimit që gjendet në veri të Kosovës , përkatësisht në Mitrovicën e veriut pas ndarjes administrative të Mitrovicës në dy komuna.

Monitorues të KMDLNj–së u takuan me të paraburgosur serbë dhe romë që i parashtruan kërkesat e tyre për KMDLNj – në fushën e respektimit të drejtave të njeriut dhe kërkuan ta vuajnë dënimin apo masën e paraburgimit afër vendit ku jetojnë. Kjo ishte thuaja kërkesa e parë dhe gatishmëria që serbët dhe romët e dënuar apo të paraburgosur të dërgohen në qendrat e tjera të paraburgimit apo qendrat korrektuese duke mos refuzuar të jenë së bashku me shqiptarë dhe të tjerë.

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë ka rregull , higjiena është në nivel të duhur mirëpo kjo qendër nuk i plotëson kushtet që aty ta vuajnë dënimin të dënuarit me burg afatgjatë ndërsa të tillë ka. Për KMDLNj – në është brengosës fakti se 11 janë të paraburgosur kurse 27 të dënuar kurse Burgu në Mitrovicë nuk është Qendër Korrektuese por Qendër e Paraburgimit.

KMDLNj rekomandon Shërbimin Korrektues të Kosovës të krijojë kushte për të dënuarit sikur edhe në pjesët e tjera të Kosovës në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Është inkurajues fakti se personat e privuar nga liria në këtë Qendër të Paraburgimit në Mitrovicë nuk kanë asnjë vërejtje me sjellje të stafit korrektues dhe udhëheqësve të këtij institucioni. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë i plotëson kushtet për të paraburgosurit por jo edhe për të dënuarit ndonëse shumica e tyre gëzojnë benficione, qoftë duke punuar jashtë objektit të burgut ( 17 të dënuar ) qoftë duke i shfrytëzuar pushimet e fundjavës në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori