LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet anulimi i paraburgimit për Azem Sylën, kërkesa e plotë

Kërkohet anulimi i paraburgimit për Azem Sylën, kërkesa e plotë

Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për anullimin e masës së paraburgimit për Azem Sylën.

Kërkesa e plotë:


PPR.KR.222/14PPS.no.54/2014

GJYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË

Departamenti i Krimeve të Rënda

PËR: Kryetaren e Kolegjit- Gjyqtaren e Eulex-it znj. Jennifer SEEL

NGA : Tomë GASHI, avokat i z.Azem SYLA

PROPOZIM PËR LIRIM NGA PARABURGIMI

E nderuara Gjyqtare,

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.No.54/2014 janë duke u zhvilluar hetimet kundër z.Azem Syla për veprat penale siç janë cekur në aktvendimin për zhvillimin e hetimeve të datës 30.04.2014.

Në Kolegjin e kryesuar nga ju është duke u zhvilluar mundësia e hetuesisë së veçantë, po ashtu sipas kërkesës së Prokurorit të PSRK-së. Z.Azem Syla sipas kërkesës së Prokurorit të PSRK-së i është caktuar dhe i është vazhduar masa e paraburgimit nga data 29.04.2016 deri më 25.08.2016 kur të njejtit i është ndryshuar masa e paraburgimit me masen e lajmërimit në stacion policor dhe dorëzimin e pasportës së tij. Për shkak të një kontakti që ka ndodhur më 02.09.2016 në mes të një personi atëherë të panjohur dhe dëshmitarit të mbrojtur të emëruar si dëshmitari Nr.2 sipas kërkesës së Prokurorit të PSRK-së ju më 15.09.2016 keni lëshuar urdhër për arrestimin e z.Azem Syla kinse për tentim ndikimi në dëshmitarin e mbrojtur.

Z.Azem Syla është sjellur para jush dhe është mbajtur seanca dëgjimore ku më 17.09.2016 ju keni nxjerrrë aktvendim me të cilin është refuzuar kërkesa e Prokurorit të PSRK-së e datës 16.09.2016 për caktimin e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla.
Z.Azem Syla është liruar menjëherë dhe kanë mbetur në fuqi kushtet e përcaktuara në aktvendimin e juaj të datës 25.08.2016.

Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendmin e saj PN1. 1525/16 të datës 22.09.2016 e të cilën unë e kam pranuar më 23.09.2016 ka miratuar ankesën e Prokurorit të PSRK-së kundër aktvendimit të juaj PPR.KR.22/14 & PPS 54/2014 të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 17.09.2016 dhe aktvendimi i kundërshtuar përkitazi me z.Azem Syla është ndryshuar si në vijim: Është pranuar kërkesa e Prokurorit e datës 16.09.2016, ndërsa të pandehurit z.Azem Syla i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh. Kolegji i Gjykatës së Apelit ka gjetur se: “ sa i përketë rrezikut të ndërhyrjës në procedurë në faqen 5 të aktvendimit të apeluar ishte konstuar se : …. ka arsyje të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin dhe se “ Thënë objetivisht kjo gjë duket se e vendos lidhjen në mes të vizitës së datës 02.09.2016 me të pandehurin në fjalë. “Kolegji i Gjykatës së Apelit është pajtuar me këto vlerësime të Prokurorit. Kolegji i Gjykatës së Apelit pastaj ka konsideruar se: “ në vazhdim se kinde përpjekja e fundit për ta friksuar dëshmitarin ka ndodhur një kohë të shkurtër pas lirimit të z.Azem Syla nga paraburgimi dhe para se dëshmitari në fjalë të jepte dëshminë e tij” dhe se sipas Kolegjit ka idikacione për tentim të ndikimit në dëshmitarë.

Kolegji poashtu ka konstatuar se ky dëshmitarë është ende duke vazhduar dëgjimin e tij( dhënjen e deklaratës) në mundësinë e posaçshme hetuese. Dëshmitari i mbrojtur Nr. 2 ka dhënë deklaratë në mundësinë e hetuesisë së veçantë më datë 21.09.2016 dhe ka dhënë deklaratë më 28.09.2016 si dhe është duke dhënë deklaratë sot më 29.09.2016, ku ai me sot e ka përfunduar dëshminë e tij në këtë çështje të mundësisë së posaçshme hetuese.
Dëshmitari Nr.2 ka deklaruar qartë më 21.09.2016 por në mënyrë të kristalt dhe të pastërt pa mëdyshje më datën 28.09.2016 se ai më datën 2.shtator 2016 është takuar me fqinjët e tij, me të cilin ka jetuar në fiqnjësis-shtëpijat afër njëra tjetërës me vite të tëra, të njejtin e njeh për shumë vite dhe se nuk ka pasur kurrëfar tentimi të friksimit të tij për shkak të dëshmive në rastin e z.Azem Syla. Ai ka dekaruar (dëshmitari Nr. 2) se ka qenë një bisedë normale në mes të tij dhe fqiut të tij, dhe se nga ai nuk është kërkuar që të ndryshoj dëshminë e tij në Gjykatë, se ai nuk është ndi i friksuar ,dhe po ashtu atij nuk i është ofruar asgjë si shpërblim për ndryshimin e deklaratës së tij, apo thënë më thjeshtë deklarata e tij në rastin e z.Azem Syla nuk është përmendur fare.

Se nuk ka pasur tentim të friksimit të dëshmitarit më së miri e ka shpejguar vetë dëshmitari Nr. 2 në seancën e datës 28.09.2016 gjatë marrjës në pyetje të tij dhe ai nuk ka lënë asnjë mëdyshje për këtë çështje. Askush nuk mund ta di më mirë se vetë dëshmitari Nr. 2 se a ka qenë i friksuar apo jo, dhe me këtë eliminohet arsyja e vetme për të cilën z.Azem Sylës i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.
Po ashtu ju duhet të keni parasysh aktvendimin e juaj të datës 17.09.2016 me të cilin keni refuzuar kërkesën e Prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për z.Azem Syla, ku ndër të tjera me të drejtë keni konstatuar se Gjykata nuk ka gjetur lidhëshmëri në mes të vizitës së personit (tani të identifikuar me ndihmen e z.Azem Sylës) dhe tentimit të ndikimit në deklaratën e tij, posaçërisht ngase z.Azem Syla ka deklaruar para jush se e njeh personin në fotografi si i biri i shokut të tij, dhe se është e drejtë se Gjykata ka gjetur se verifikimi( vërtetimi) i identitetit të vizitorit është bërë thjeshtë vetëm se z.Azem Syla ka bashkëpunuar gjatë seancës dëgjimore në Gjykatë dhe e ka zhvlerësuar tërësisht pretendimin e prokurorit se z.Azem Syla është duke e penguar proceduren.

Po ashtu duhet të merret parasysh me rastin e vendosjës së kërkese për lirimin e paraburgimit të z.Azem Syla se brenga e Gjykatës së Apelit e cila faktikisht e ka kopjuar një pjesë të ankesës së Prokurorit nuk duhet të rezultoj me heqjen e lirisë së z.Azem Syla apo me mbajtjen e tij në paraburgim më tepër se që “ka qenë e nevojshme” ngase nuk ka idikacione se lirimi i z.Azem Sylës nga paraburgimi mund të paraqesë kërcënim për sigurinë e dëshmiatrit apo lirin e tij për të dëshmuar lirisht.
E nderuara Kryatare e Kolegjit ju keni kryesuar në Kolegjin penal në mundësinë e hetuesisë së veçantë ku ky dëshmitarë i mbrojtur ka dhënë dëshmitë e tij dhe është e qartë dhe besoj që të gjithë jemi të bindur duke përfshirë edhe Prokurorin e çështjës se ai ka dëshmuar lirisht.

Me dëshminë e vetë dëshmitari Nr.2 poasçarisht në seancën e datës 28. Shtator 2016 është vërteuar se nuk është gjetur asnjë arsyje apo idicje që z.Azem Syla të ketë udhëzuar persona për të ju qasur këtij dëshmitari apo për të dërguar porosi tek ai. Dëshmitari Nr. 2 tani ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij dhe nuk ka asnjë arsyje se ekziton rreziku që z.Azem Syla të pengoj progresin e kësaj procedure penale duke ndikuar në dëshmitarë apo duke penguar në çfarëdo mënyre rrjedhen normale të procedurës penale.

Me përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit Nr. 2 pushojn edhe arsyjet e mbajtjës së z.Azem Syla në paraburgim sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
E nderuara Gjyatare ju si kryesuese e panelit të mundësisë së hetuesisë së veçantë duke vepruar në cilësinë e Gjyqtarës së procedurës paraprake në këtë çështje keni kompetenca ligjore sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale ( KPPK) të vendosni dhe të aprovoni këtë propozim për lirimin e z.Azem Syla nga paraburgimi duke imponuar vazhdimin e masave të përcaktuara me aktvendimin e juaj të datës 25. gusht 2016, të cilat z.Azem Syla në përpikëri i ka respektuar.

Poashtu me rastin e vendosjës lidhur me këtë propozim duhet të keni parasysh dispoziten e Nenit 3 al. 2 të KPPK-së- Prezumimi i pafajësisë së të pandehurit dhe in dubio pro res ku në al. 2 të këtij Neni është përcaktuar se : “ Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e faktve të rëndësishme për çështjen ose për zbatimn e ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të drejtave të tij sipas këtij Kodi dhe sipas Kushtetuetës së Republikës së Kosovës.”Si dhe dispoziten e Nenit 173 al. 2 dhe 3 të KPPK-së, ku thuhet se masat për sigurimin e paranisë së të pendehurit për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale ….

Gjykata detyrohet ti marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masen konkrete dhe të sigurojë që të mos zbatoj masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë për të arritur efektin e njejtë, dhe se këto masa ( në këtë rast paraburgimi) hiqen kur pushojnë shkaqet që i kanë shkaktuar apo zavëndësohen me masa të tjera më të buta….
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nr. 2 mbajtja në paraburgim e z.Azem Syla mund të konsiderohet vetëm si dënim eventual i tij pa gjykim dhe në asnjë mënyrë si masë për sigurimin e zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Për këto arsyje ju lus që të aprovoni propozimin për ndërprejen e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla.
Me respekt,
Tomë GASHI
Prishtinë, 29.09.2016

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori