LAJMI I FUNDIT:

Kësaj femre i frikësohen më së shumti xhihadistët: Njihuni me komandanten e 15.000 luftëtarëve që luftojnë kundër ISIS-it (Foto)

Kësaj femre i frikësohen më së shumti xhihadistët: Njihuni me komandanten e 15.000 luftëtarëve që luftojnë kundër ISIS-it (Foto)

Sulmet në ‘kryeqytetin’ e Shtetit Islamik, Raqqa, është duke i organizuar një femër. Emri i saj është Rojta Felat, kurse ajo tashmë ka filluar një mision të rrezikshëm, duke qenë në krye të një ushtrie prej 15.000 njerëzve të armatosur.

Rojda është komandante e njësive demokratike siriane (SDF), që përbëhen nga fuqi të kombinuara të kurdëve dhe rebelëve sirianë që luftojnë kundër ISIS-it, transmeton Telegrafi.

Trajnimet dhe pajisjet ushtarake të SDF që sot numëron rreth 15.000 luftëtarë, i kanë siguruar Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre. Rojda tash e tri vite është në krye të kësaj njësie, dhe qëllimi i saj është çlirimi i Sirisë nga shtypja dhe terrori i ISIS-it.

ISIS 2

“Brigada për çlirimin e Raqqa dhe njësia operative e kombinuar (CJTF) do të monitorojnë punën e SDF në çlirimin e qytetit. Kjo fushatë ka për qëllim parandalimin e sulmeve terroriste dhe të mbrojtjen e popullit tonë”, ka deklaruar Rojda për të përditshmen britanike The Independent.

Komandanten radikale Felat e kishin frymëzuar Bismarcku dhe Napoloni, por edhe Arin Merkin, një grua që hodhi vetën në erë vetëm dhe vetëm që të mos binte në duart e xhihadistëve, gjatë mbrojtjes së qytetit kurd Koban në vitin 2014.

Objektivi i saj kryesor është lufta kundër Shtetit Islamik, por Rojda nuk lufton vetëm kundër terrorizmit. Lufta e saj është e fokusuar edhe në përmirësimin e statusit të grave dhe të drejtave të tyre.

ISIS 3

“Qëllimi im është të çlirojmë gratë kurde dhe gratë në Siri nga kufizimet e shoqërisë tradicionale, por edhe të luftojë për çlirimin e Sirisë nga terrorizmi dhe tirania. Një prej qëllimeve të mia është edhe luftimi i të gjitha pengesave. Dua të theksoj se gratë nuk janë të dobëta, ato luajnë rol të rëndësishëm në formimin e një shoqërie”, ka deklaruar Rojda.

Para operacionit për çlirimin e qytetit Raqqa, komandantja Felat kishte marrë pjesë në betejat për çlirimin e krahinës Hasaka dhe qytetit Shadad. Operacioni që kishte zgjatur tri ditë, ishte një hakmarrje ndaj xhihadistëve që kishin shitur vajzat Yazidi në tregun lokal të qytetit Shadad.

Megjithatë, Rojda Felat nuk është femra e vetme që lufton kundër Shtetit Islamik. Edhe pse numri i saktë nuk dihet, besohet se janë rreth 10.000 gra të marrin pjesë në luftën kundër ISIS-it. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori