Kur enët e kuzhinës janë cilësore dhe mirëmbahen, mund të zgjasin përjetë.
Ndiqni gjithmonë instruksionet e përdorimit të prodhuesit për t’u kujdesur për enët tuaja, ose mbani mend këto këshilla praktike
Alumini. Tenxheret apo tiganët prej alumini, nuk duhet të lahen asnjëherë në pjatalarëse. Gjithmonë lajini me ujë të thjeshtë me larësin e enëve. Nëse alumini mbulohet me një shtresë të zezë, pastrojeni me ujë dhe limon.
Hekuri. Gjithmonë lajini enët e paveshura me një furçë të lehtë, sipër së cilës keni vendosur një shtresë të hollë vaji, për të parandaluar krijimin e ndryshkut.
Bakri. Zhyteni fillimisht enën në ujë të ngrohtë, për të eliminuar ushqimin e djegur që mund të ketë mbetur aty. Lajeni në një tretësirë me ujë dhe larës enësh Rix, duke përdorur një furçë najloni.
Material që nuk ngjitet. Lajini, shpëlajini dhe më pas thajini tiganët e rinj përpara përdorimit. Mirë është, që pjesa e brendshme e enës së re të sapoblerë, të fërkohet me një vaj vegjetal, si një formë për t’u kalitur. Largoni gjithë mbetjet e ushqimit të djegur nga sipërfaqet e enës me kujdes. Mos përdorni mjete metalike të kuzhinës mbi këto enë, pasi mund t’i dëmtoni.
Inoksi. Lajini me dorë ose në enëlarëse. Me kalimin e kohës mund të formohen disa njolla/shenja në trajtë ylberi, por që mund të eliminohen me trajtimin e duhur dhe me shumë kujdes. Nëse këto lloj enësh ekspozohen ndaj një nxehtësie, apo temperaturave të larta, mund të krijojnë disa njolla ngjyrë kafe në pjesën e jashtme të tyre, të cilat gjithashtu mund të eleminohen me trajtimin e duhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Luani: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi