LAJMI I FUNDIT:

Këshilla shëndetësore për personat që punojnë në orarin e natës

Këshilla shëndetësore për personat që punojnë në orarin e natës

Nëse jeni duke punuar në një spital, në ndonjë qendër të thirrjeve apo jeni duke bërë çfarëdo pune që kërkon orare të çrregullta, atëherë ky artikull është i duhuri për ju

Orari i punës gjatë natës e çrregullon krejtësisht sistemin, e veçanërisht nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Shumë ekspertë shëndetësorë rekomandojnë këshilla të ndryshme që duhet ndjekur për të shmangur vdekjen e parakohshme dhe sëmundjet e ndryshme që shfaqen si pasojë e kësaj, transmeton Telegrafi.

Ndër më të rëndësishmet nga këto këshilla thuhet se është përshtatja me këtë sistem të jetesës dhe rregullimi i orarit të sistemit të trupit, në atë mënyrë që trupi të mos e vërejë se kur është natë, e kur është ditë.

Veç kësaj, edhe ushqimi i shëndetshëm është tejet i rëndësishëm pasi që e furnizon trupin me vitaminat dhe mineralet e nevojshme që i nevojiten për të qëndruar energjik.

Sidoqoftë, këto janë disa nga këshillat që doktorët i kanë për personat që punojnë në orarin e natës.

* Kalkuloni mundësitë më të mira për ta rirregulluar orarin e trupit.

* Keni kujdes se çfarë ushqimi, gjithmonë zgjidhni ushqime që kanë sasi të madhe të proteinës dhe fibrave, ndërsa shmangni ato me përqindje të lartë të yndyrës dhe sheqerit.

* Mos e nënvlerësoni shujtën e mëngjesit pasi është ndër më të rëndësishmet. Pra, para se të filloni punën, gjithmonë hani ndonjë sallatë të shëndetshme.

* Mbajeni trupin të hidratuar dhe keni kujdes nga kondicionerët e ajrit pasi që e dehidratojnë lëkurën dhe ju parandalojnë të jepni maksimumin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori