LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Islamik: Këto tri gjëra e shpëtojnë femrën nga dajaku

Këshilli Islamik: Këto tri gjëra e shpëtojnë femrën nga dajaku

Këshilli Islamik i njëzet vendeve anëtare, ka këshilluar qeverinë e Pakistanit që në të ardhmen të lejoj meshkujt të “rrahin më pak” gratë e tyre, nëse ato nuk përmbushin disa kushte që ata ua kërkojnë, shkruan Daily Mail.

Siç është propozuar nga Këshilli, burrave do t’iu lejohet të godasin gratë e tyre nëse ato refuzojnë të përmbushin detyrat e tyre martesore, dhe nëse nuk vishen sipas shijes së tyre dhe nuk mbajnë pastërti gjatë ciklit menstrual, transmeton Telegrafi.


Këtij këshilli nuk i lejohet të përpilon ligje dhe rregullore, por mundet vetëm të këshillojë anëtarët e qeverive. Propozimet e fundit të bëra nga Këshilli kishin të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi së fundmi ishte hedhur poshtë propozimi që ishte cilësuar si joislam dhe i diskutueshëm, edhe pse fliste për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Femrat

Kryetari i Këshillit, Mohammed Khan Shiran, ndër të tjera ka propozuar që gratë të mund të rrihen më pak, në rast se nuk bartin mbulesë apo flasin me zë të lartë në publik.

Ky këshill propozon që femrave t’u ndalohet shërbimi ushtarak, puna në fushën e marketingut, si dhe në pritjen e delegacioneve të huaja. Infermiereve do të duhej t’u ndalohet puna me pacientët meshkuj, kurse aborti pas 120 ditëve të shtatzënisë do të duhej të konsiderohej vrasje.

Një propozim paksa më “i lehtë” për gratë është se nuk kanë nevojë të kërkojnë pëlqimin e prindërve nëse dëshirojnë të angazhohen në politikë, kurse kushdo që i detyron të martohen do të dënohen me 10 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori