LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Komunal i Tetovës miraton rebalancin e buxhetit

Këshilli Komunal i Tetovës miraton rebalancin e buxhetit

Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme të 41, shqyrtoi dhe miratoi një sërë Vendimesh që kanë të bëjnë me fushëveprimin e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht, pas një debate të gjerë e konstruktiv, këshilltarët miratuan Vendimin për huamarrje afatgjate të komunës së Tetovës, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale. Bëhet fjalë për bashkëpunim të qeverisë qendrore dhe bankës botërore për zhvillim, nga i cili do të përfitojë edhe komuna e Tetovës, duke realizuar projektet infrastrukturore të ndërtimit të Bulevardit “V.S. Bato” (rruga Industriale) vazhdimi përmes qendrës sportive dhe vazhdimin e Bulevardit të rrugës së Ilindenit në dalje nga Gostivari projekte me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në komunën e Tetovës.


Gjithashtu pas një debate, Këshilli miratoi edhe Vendimin për Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Tetovës, Shoqatës për zhvillim ekonomik lokal e rural dhe Projektit USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla.

Një vendim tjetër i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e sotme ishte edhe ai për dhënien e ndihmës financiare familjeve të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2015, që do të jetë një mbështetje për të gjitha ata që e pësuan nga ato përmbytje me pasoja të dukshme.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Plotësimin e buxhetit të komunës (rishikimin) për vitin 2016 si dhe Kalendarin buxhetor për aprovimin e buxhetit të vitit 2017.

Në vazhdimin e punës së Këshillit, u shqyrtuan dhe miratuan Programet vjetore për punën e shkollave fillore komunale për vitin shkollor 2016/2017, si dhe Programet për shkollat e mesme komunale dhe të Kopshtit të fëmijëve. Lidhur me këto material u tha se ato janë përgatitur në kohë dhe me cilësi, ashtu siç e parasheh Ligji, andaj edhe u miratuan me shumicë votash.

Në kuadër të kësaj mbledhje, këshilltarët komunal të Tetovës iu qasën edhe shqyrtimit dhe miratimit të një sërë Vendimesh që kanë të bëjnë me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje sinë qytet ashtu edhe në vendbanimet fshatare që i takojnë komunës së Tetovës. Pas miratimit të këtyre vendimeve, pronarët e objekteve në fjalë u krijohet mundësia që në bazë të ligjit të bëjnë legalizimin e objekteve të tyre të banimit dhe atyre afariste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori