LAJMI I FUNDIT:

”Këshilli Opozitar”: Protesta e djeshme ishte e suksesshme dhe e vulosi zërin opozitar

”Këshilli Opozitar”: Protesta e djeshme ishte e suksesshme dhe e vulosi zërin opozitar

Këshilli Opozitar ka bërë vlerësimin e protestës së djeshme duke falemnderuar qytetarët, subjektet politike që e mbështetën dhe organizatat qytetare, njofton Telegrafi Maqedoni.

”kjo masë njerëzish i mbështeti dhe legjitimoi kërkesat e kësaj proteste, po aq e rëndësishme ishte edhe fakti se dje u përdëftua se shqiptarët e Maqedonisë përfundimisht i kanë deligjitimuar dy partitë e deritanishme shqiptare dhe në këtë mënyrë u legjitimua opozita e njëmendtë shqiptare, që dje u mblodh rreth Këshillit Opozitar. Protesta ishte organizuar në Ditën e Europës dhe përvjetorin e ngjarjeve të Lagjes së Trimave në Kumanovë. Andaj slogani i saj qendror ishte Dita D, që zbërthehej me tri D: Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci. Mesazhet paqësore të kësaj proteste përcollën edhe një herë qëndrimin e shqiptarëve të Maqedonisë se integrimi në BE është detyrim pa kompromis, se patjetër duhet të tërhiqen vendimet për faljen e kriminelëve, se duhet të vazhdojë me punë Prokuroria Speciale Publike dhe asaj t’i kalojnë edhe rastet e montuara ndaj shqiptarëve, si “Sopot”, “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave”, ndërsa protesta përcolli edhe një mesazh të rëndësishëm – që shqiptarët në bisedimet për zgjidhjen e krizës duhet të përfaqësohen nga ky zë opozitar, duke konsideruar se dy partitë shqiptare, që janë pjesë e asaj tavoline, janë vetëm përkthimi shqip i qëndrimeve të VMRO-së. Ashtu siç ishte paralajmëruar, në protestë fjalë rasti patën vetëm anëtarët e Këshillit Opozitar, ashtu siç edhe ishte vendosur në mbledhjen e fundit të këtij këshilli. Këshilli Opozitar konstaton se protesta ishte e qetë, organizimi ishte përtej parashikimeve më optimiste – në të nuk pati as edhe një incident të vetëm dhe protestuesit u shpërndanë në mënyrë paqësore, ashtu siç edhe kishin ardhur para Qeverisë. Me këtë rast Këshilli Opozitar i falënderon të gjithë shqiptarët që e mbështetën këtë protestë. Në veçanti e falënderon Lëvizjen BESA, që me strukturën e saj e bëri punën më të madhe për suksesin e kësaj proteste. Këshilli i falënderon edhe subjektet e tjera politike që morën pjesë në këtë protestë: Partinë për Prosperitet Demokratik të përfaqësuar nga Faton Aliti, Rilindjen Demokratike Kombëtare, të përfaqësuar nga Fadil Zendeli, partinë UNITETI, si dhe Lëvizjen për Reforma në PDSH. Kështu u dëshmua se Këshilli Opozitar mund të jetë një strumbullar që e ndërton indin e opozitës shqiptare dhe se ky është një opsion i suksesshëm për shqiptarët e Maqedonisë. Këshilli i falënderon edhe OJQ-të e vendit dhe të mërgatës, si dhe personalitetet e tjera shqiptare, që nuk identifikohen në emblema partiake, por që janë opozitarë dhe dje ishin aty në atë cilësi. I falënderojmë po ashtu edhe shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, por edhe të mërgatës, që dje kishin udhëtuar nga skaje të largëta për ta mbështetur këtë protestë. Për fund Këshilli Opozitar deklaron se mbetet i hapur edhe më tutje që ta koordinojë dhe organizojë opozitën shqiptare, gjithë kjo në të mirë të etabilimit dhe mbarështimit të zërit të shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe për ngritjen e mirëqenies dhe përfaqësimit të denjë të tyre në këtë vend. ”(sic) thuhet në komunikatë.


”Sipas përllogaritjeve tona, në këtë protestë morën pjesë rreth 30.000 njerëz, që erdhën nga të gjitha anët e Maqedonisë.” thuhet mes tjerash në njoftimin e ”Këshillit Opozitar”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori