LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit shqyrton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit shqyrton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sot do të mbajë konferencën e tij tremujore për Kosovën.

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, njëherësh kreu i misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovën (UNMIK), do të informojë për zhvillimet e fundit në vend dhe të gjeturat e fundit të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm.


Në faqen zyrtare të këtij Këshilli, thuhet se ekziston mundësia që Serbia të marrë pjesë në nivel të lartë, ndërsa Kosova ka mundësi të prezantohet nga ambasadorja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Në këtë raport të Këshillit, rëndësi e veçantë u është kushtuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbinë, ku janë kritikuar moszbatimet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në raport të Këshillit thuhet se tensionet politike mes pozitës dhe opozitës, në Kosovë, po vazhdojnë edhe më tej, gjë që po pengon funksionimin normal të institucioneve.

Po ashtu, në raport përmenden edhe seancat e tensionuara të Kuvendit  të Kosovës, dhe bojkotet që po i bëjnë këtij të fundit partitë opozitare.

Një ndër çështjet më të theksuara të raportit ka të bëjë me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën malazezët e kanë ratifikuar, ndërsa Kuvendi i Kosovës akoma nuk ka dhënë miratimin, transmeton KP.

Në raport është përmendur edhe debati për demarkacionin i datës i 3 gusht, në të cilën rëndësi e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së opozitës.

Është përmendur paralajmërimi nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila i bëri thirrje vendit të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit, pasi është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

Nga Këshilli, nuk kanë lënë pa përmendur as asociacionin e komunave serbe, të cilën raportohet të vazhdojë edhe më tej ta kundërshtojë opozita.

Përveç këtyre është përmendur edhe formimi i Gjykatës Speciale dhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori