LAJMI I FUNDIT:

Këshilltarja ligjore evropiane: Lejohet ndalimi i shamisë në punë

Këshilltarja ligjore evropiane: Lejohet ndalimi i shamisë në punë

Një eksperte e Gjykatës Evropiane për Drejtësi ka thënë se punëdhënësit në BE mund ta ndalojnë në mënyrë të ligjshme bartjen e shamisë në kokë nga pjesëtarët myslimane të stafit.

Sipas të njëjtës kjo lejohet nëse ndalesa mbështetet në një “politikë të neutralitetit fetar dhe ideologjik” brenda kompanisë.


Juliane Kokott, avokate e përgjithshme në këtë gjykatë e ka publikuar këtë opinion sot pasi një gjykatë belge ka kërkuar sqarime për atë se çfarë ndalohet sipas ligjeve kundër diskriminimit.

Në rastin belg, një kompani e kishte përjashtuar nga puna një recepcioniste pasi ajo kishte insistuar në bartjen e shamisë gjatë orarit të punës.

Samira Achbita, e cila pretendon se është diskriminuar në bazë të besimit fetar, e ka humbur rastin në dy gjykata belge ndërsa rasti tani gjendet në gjykatën e Kasacionit. Kjo e fundit ka kërkuar sqarime nga Gjykata Evropiane për Drejtësi, transmeton rel.

Mendimi i Kokott nuk është detyrues, ndërsa tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për Drejtësi do të dalin me qëndrim final rreth rastit.

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori