LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket hedhja e 800 milionë dollarëve të ISIS-it në erë (Video)

Kështu duket hedhja e 800 milionë dollarëve të ISIS-it në erë (Video)

Gjeneral majori amerikan Piter Gersten njoftoi se sulmet ajrore shkatërruan deri në 800 milionë dollarë në para të gatshme, të cilat ishin në pronësi të Shtetit Islamik.

BBC thotë se Gersten, gjatë një qëndrimi në Bagdad, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur depo në të cilat kishte të holla të Shtetit Islamik, transmeton Telegrafi.


“Goditjet në financat e tyre kanë kontribuar në rritjen e dezertimeve për rreth 90 për qind dhe kanë reduktuar ardhjen e luftëtarëve të rinj”, ka pohuar Gersten, përcjellin mediat e huaja.

Ministria amerikane e Financave, në vitin 2014 e ka quajtur Shtetin Islamik si “organizatën më të mirë të organizuar financiarisht terroriste” në të cilën ka hasur ndonjëherë. /Telegrafi/