LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket sot djaloshi që pozoi për albumin e “Nirvana” para 25 vitesh (Foto/Video)

Kështu duket sot djaloshi që pozoi për albumin e “Nirvana” para 25 vitesh (Foto/Video)

Spencer Elden kishte vetëm pesë muaj kur prindërit e tij vendosën që ai të fotografohej për kopertinën e albumit të bendit legjendar, “Nirvana”. Ai sot është 25 vjeç.

Babai i Spencer ishte asistent në xhirime, prandaj e njihte fotografin, i cili kishte ardhur me idenë që të fotografonte një foshnje duke notuar për albumin e ri të rokerëve.

Ai i kishte bërë disa fotografi, ndërsa shtëpia diskografike e zgjodhi pikërisht atë ku ndodhej Elden. Më pas ia shtuan edhe një dollar me ç’rast dukej sikur foshnja po përpiqej ta rrëmbejë. Prindërit e tij asokohe përfituan 200 dollarë.

“Nevermind” është një prej albumeve më të suksesshme në histori.
“Nevermind” është një prej albumeve më të suksesshme në histori.

Albumi “Nevermind” arriti sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa kjo fotografi u rendit pranë disa prej albumeve më të njohura në histori, krahas “Dark Side of the Moon” të “Pink Floyd” e “Abbey Road” të “The Beatles”.

“Është paksa e çuditshme që unë jap intervistë rreth kësaj çështjeje, sepse nuk kam pasur kurrfarë lidhje me të, por njëkohësisht jam më meritori. Është e çuditshme të jesh pjesë e suksesit të të tjerëve”, ka thënë Spencer Elden, i cili sot jeton në Los Angeles me nënën e tij, rrit domate dhe merret me art.

“Është e çuditshme. Të gjithë që kanë pasur lidhje me atë album, kanë fituar para të majme. Më duket se unë jam e vetmja pjesë e mbetur e ‘grunge rock’. Jetoj në shtëpinë e nënës dhe vozis veturë të lirë”, ka treguar 25-vjeçari.

Kështu duket djaloshi që u fotografua për albumin e “Nirvana”.
Kështu duket djaloshi që u fotografua për albumin e “Nirvana”.

Ai e ka të shkruar në gjoks “Nevermind”, ndërsa asnjëherë nuk i ka takuar dy anëtarët e “Nirvana” që janë akoma gjallë, Krist Novoselic dhe Dave Grohl, edhe pse shumë herë është përpjekur që t’i kontaktojë.

Madje, ai ishte përpjekur që të ngre padi kundër shtëpisë diskografike Geffen Records që të përfitonte ndonjë para në formë dëmshpërblimi, por nuk ka pasur sukses në këtë aspekt.

“Është vështirë kur dëgjoni se sa para janë në pyetje. Kur shkoj në ndonjë ndeshje, them me vete: ‘Këtu me siguri e kanë parë penisin tim’. Më duket se më janë shkelur të drejtat njerëzore”, ka deklaruar ai.

“Nirvana” u shua me vetëvrasjen e Cobain.
“Nirvana” u shua me vetëvrasjen e Cobain.

Albumi “Nevermind” u lansua pikërisht më 24 shtator 1991. Tre vite më vonë (5 prill 1994), Kurt Cobain bëri vetëvrasje duke shuar kështu ekzistimin e bendit.

Këto janë këngët e albumit: “Smells Like Teen Spirit”, “In Bloom”, “Come as You Are”, “Breed”, “Lithium”, “Polly”, “Territorial Pissings”,  “Drain You”, “Lounge Act”, “Stay Away”, “On a Plain”, “Something in the Way”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori