LAJMI I FUNDIT:

Kështu u festua sot në parkun e Gërmisë (Foto/Video)

Kështu u festua sot në parkun e Gërmisë (Foto/Video)

Parku nacional i Gërmisë ishte destinacioni i shumë qytetarëve të ardhur nga rajone të ndryshme të vendit për ta festuar, siç thonë ata, 1 Majin – ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Ndonëse brenga më e madhe e tyre vazhdon të jetë niveli i lartë i papunësisë, ata këtë ditë e shfrytëzojnë për pushim dhe piknik. E derisa të tjerët pushonin, për një 83-vjeçar, 1 maji është ditë pune, raporton KTV.


Parku i Gërmisë të dielën ishte i stërmbushur me të rinj, të cilët të vetmin argëtim e kishin lojën me top.
E që i gjithë ky pushim të shkojë pa probleme të dielën prezentë në terren ishin inspektorët e komunës së Prishtinë dhe Policia.

E ashtu siç ishte paralajmëruar nga Komuna të dielën qarkullimi i automjeteve për në parkun e Gërmisë ishte i ndaluar.

Të gjithë ata që ia mësynë këtij parku, shfrytëzuan trafikun urban të qytetit.

E sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, me rastin e festës së 1 majit dhe daljes tradicionale të qytetarëve në parkun e Gërmisë për piknik, Komuna e Prishtinës siguroi të gjitha kushtet që Gërmia sot të jetë një ambient i sigurt, ambient i pastër dhe e gatshme që t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve.

Kësisoj, sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit Drejtoria e Inspeksionit ka organizuar kujdestari në mënyrë që gjithçka të shkojë në rregull.

“Shitësit ambulantë janë vendosur në hapësirat e dedikuara për ta dhe nuk janë lejuar t’i zënë shtigjet apo hapësirat e gjelbëra, ndërsa shitësit kontrabandues e as organizatorët e të ashtuquajturave “Lojëra të Fatit” nuk janë lejuar të futen fare në Gërmi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se Drejtoria e Inspeksionit së bashku edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shërbimin e Urgjencave, Policinë, Zjarrfikësit, Ndihmën e Shpejtë, është siguruar që mos të ketë kalim të makinave, të sigurohet ambienti nga zjarri dhe në rast të ndonjë nevoje shëndetësore, shërbimi të jetë i menjëhershëm.

Po ashtu thuhet se edhe Ndërmarrjet Komunale, “Hortikultura” e “Pastrimi” u përkujdesën që pastërtia të jetë në çdo nivel.

“Deri në momentin kur moti i keq e ndërpreu piknikun, nuk është raportuar asnjë incident, përveç një lëndimi të lehtë të këmbës së një adoleshenti gjatë lojës”, përfundohet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

f1

f2

f3

f4

f5

f6

f7

f8

f9

f10

f11

f12

f13

f14

f15

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori