LAJMI I FUNDIT:

Këta janë deputetët e PDK-së, të pavendosur për votën pro ose kundër Demarkacionit

Këta janë deputetët e PDK-së, të pavendosur për votën pro ose kundër Demarkacionit

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit pritet të jetë rend dite e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërkaq disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës ende nuk janë të vendosur se a do të votojnë për apo kundër kësaj marrëveshje.

Telegrafi ka arritur të kontaktojë disa deputetët të PDK-së, e njëri ndër ta është edhe Bislim Zogaj, i cili  ka thënë se ende nuk është i vendosur për votën e tij pro apo kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ndërkaq, deputetja, Labinotë Demi ka thënë se do të marrë pjesë në debatin për demarkacionin që do të mbahet në Kuvend, e pastaj do të shikojë se si do të votojë.

Në të njëjtin mendim e ndajnë edhe deputetja Luljeta Veselaj, Rafet Rama, dhe Salihe Mustafa.

Ndërsa deputetët, Blerta Deliu dhe Shukri Buja kanë thënë për Telegrafin se votën e tyre do t’ia besojnë vendimit të Grupit parlamentar të PDK-së.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku temë diskutimi është Marrëveshja për Demarkacionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori