LAJMI I FUNDIT:

Këta janë fajtorët kryesor për lëndimet e fundit të Ronaldos dhe Benzemas

Këta janë fajtorët kryesor për lëndimet e fundit të Ronaldos dhe Benzemas

Karim Benzema por edhe futbollistët e tjerë të Realit të Madridit, nuk kanë më besim te stafi mjekësor i Los Blancos.

Sulmuesi francez postoi një foto në llogarinë e tij në Intagram, ku shfaqet me fizioterapistin Juan Muro, i cili u pushua nga puna nga drejtuesit verën e kaluar.

Sulmuesi 27-vjecar i detyrua të braktiste para kohe fushën me Rayo Vallecanon, por pasi iu nënshtrua rezonancës magnetike, u stërvit për të qenë në fushë me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, ku për të njëjtën arsye u detyrua të luante për vetëm një pjesë loje.

Fakti që Benzema po trajtohet nën vëzhgimin e një fizioterapisti që nuk është më pjesë e Realit, tregon mungesë të plotë besimi për stafin mjekësor, shkruan SuperSport.

Verën e kaluar presidenti Florentino Perez, kërkoi riorganizimin e departamentit mjekësor, duke i larguar të gjithë ata që kishin më shumë se një dekadë që punonin në infermieri duke nisur nga traumatologu, Paco Morate, fzioterapistët Pedro Chueca, Juan Muro, Carlos Heredia dhe Dani Pirri e deri tek rikuperuesi, Santi Lozano.

Skuadra nuk është aspak e kënaqur nga stafi i ri mjekësor që kryesohet nga doktor Olmo, një njeri shumë i afërt me kardiologun personal të Florentino Perez, që është njëkohësisht anëtar i kupolës drejtuese. Madje futbollistët kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në kushtet e një mungese të plotë besimi te stafi aktual mjekësor.

rrere

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori