LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 10 grabitjet më qesharake të bankave (Foto)

Këto janë 10 grabitjet më qesharake të bankave (Foto)

Grabitja e bankave tradicionale vazhdon dhe në ditët e teknologjisë së lartë, ku vjedhjet janë bërë më të ndërlikuara.


Disa ia dalin mbanë të çojnë deri në fund planet e tyre, të tjerë s’arrijnë të shkojnë as deri tek dera e jashtme, e të tjerë bëjnë një sërë gafash përgjatë gjithë procesit duke i kthyer këto grabitje në më skandalozet dhe qesharaket.

Grabitësi që s’dinte të shkruante

2

Kur një grabitës banke që sulmoi bankën “HSBC” në Bruklin, Nju Jork i kaloi shënimin sportelistes të bankës me shumën e kërkuar, filloi të nervozohej, kur ky i fundit po vonohej për t’i dhënë paratë që kërkonte. Por në të vërtetë asgjë s’po ndodhte, përveç faktit se sportelistja s’arrinte të lexonte shkrimin e tij të dorës. Kur ajo i tha se nuk e kuptonte se çfarë donte ai vrapoi nga banka pa marrë asnjë qindarkë.

Grabitësit kundër derës

Kjo komedi gabimesh ka ndodhur në Bankën Mbretërore të Skocisë në vitin 1975. Treshja e grabitësve u ngatërruan në derën rrotulluese. Pasi stafi i bankës i ndihmoi të dilnin që aty ato u larguan. Por ato s’rezistuan dot gjatë dhe u kthyen sërish për të grabitur bankën. Vetëm se askush s’i besonte. Kur lideri i treshesh grabitëse u hodh mbi arkë për të marrë paratë theu këmbën. Në këtë pikë miqtë e tij u përpoqën të vrapojnë, por u penguan sërish tek dera rrotulluese.

Harron çelësat e makinës na bankë

3

Kur Charles Robertson grabiti bankën “Virginia Beach”, ai harroi pusullën me shkrim dore tek sportelisti i bankës dhe kur u kthye për ta marrë harroi çelësat e makinës, me të cilën do të arratisej. Pasi vendosi që të mos rrezikonte arrestimin, Robertson iu drejtua shtëpisë. Makina i përkiste personit me të cilin ndante shtëpinë dhe atij i tha se ia kishin vjedhur. Kur ai raportoi makinën si të vjedhur në polici, ato bënë lidhjen e çelësave dhe kapën Robertson-in.

Banditi me armë të rreme

Able Fernandez është përpjekur të grabisë disa banka në Santa Ana, po gjithmonë ka dalë prej tyre duarbosh. Por kjo s’e bëri atë që të dorëzohej për asnjë çast. Ai arriti të grabiste dy banka në një ditë në dhjetor të vitit 2008. Por kur provoi herën tjetër nuk rezultoi me aq sukses. Teksa priste jashtë bankës në makinë, policia dalloi armën e tij të rreme dhe e arrestoi. Do kishte qenë më mirë nëse do e kishte lënë vetëm me dy grabitjet, ku pati sukses.

Arratisje me shpejtësi

Mbase biçikletat do ishin mjet më i mirë arratisjeje se makinat në rast grabitjeje. Disa grabitës banke në Hampton, Britani e nisën grabitjen me këmbë të mbarë. Ato morën paratë, dolën nga banka dhe s’vranë asnjë. Ato po ia dilnin për bukuri deri në momentin që u përplasën me makinën e policisë. Kur patrulla mbërriti tek dritarja e tyre, tejkalimi i shpejtësisë ishte i vetmi problem, deri në momentin e kontrollit të hollësishëm.

Arratisja me taksi

4

Robert Michael Varela e kreu grabitjen e tij në një bankë në Kaliforni dhe vrapo më pas drejt derës së hapur të taksisë që po e priste. Fatkeqësisht, çanta prej letre, sportelisti i bankës i kishte vënë lekët u gris dhe gjithçka brenda saj u hap në tokë. Pas kësaj u përpoq të merrte autobusin e transportit publik, por policia e arrestoi. Nëse do mund të grabiste sërish ai tashmë e di se taksia s’është mundësia më e mirë për t’u arratisur.

Fuqia e një pyetjeje

Nuk duhet nënvlerësuar kurrë fuqia e një pyetjeje. Një sportelit banke në Nju Hudson, Miçigan ia hodhi grabitësit të bankës duke e pyetur nëse kishte një çantë ku ai mund të vinte paratë. Mesa duket ai s’kishte sepse u largua me vrap në të qindtën e sekondat. Sherifi i Oaklend, Tom Bisio tha” “Ajo duhet ta ketë acaruar me këtë pyetje” grabitësin e mbetur në tentativë, duke e bërë të linte mënjanë projektin e grabitjes.

Grabitje me porosi

Brian Wells grabiti një bankë, por kur u kap nga policia tha se ishte detyruar të kryente një krim të tillë. Më pas, një bombë shpërthen rreth qafës së tij duke e vrarë. Pas shumë kërkimesh zbulohet se Wells ishte anëtar i një grupi konspiratorësh të drejtuar nga Kenneth Barnes. Ai i donte paratë për të paguar vrasjen e babait të së dashurës. Por Barnes nuk i kishte thënë Wells deri në minutën e fundit se bomba ishte e vërtetë. Të gjithë pjesëmarrësit në komplot u kapën.

70-vjeçari pengon grabitjen

5

Kur Daniel Ginly shkoi në bankën “US Bank” në Deiton, Ohajo ai nuk ua ndau sytë personave që mund t’i shkaktonin telashe, veçanërisht rojeve dhe policëve. Fatkeqësisht për të, ai s’i kushtoi shumë vëmendje 70-vjeçarit, James Matteson. Pasi mori paratë nga sportelisti ai i tha “plakut” t’i lironte rrugën. Por ai nuk e dinte se Matteson ishte veteran i luftës koreane. Me një lëvizje të shpejtë ai e përplasi grabitësin për muri dhe e mbajti ashtu deri sa erdhi policia, transmeton tiranaobserver.

Terror në Hollivud

Në shkurt të vitit 1997 banorët e Los Anxhelosit qëndruan të gozhduar para televizorit, teksa Larry Phillips dhe Emil Matasereanu grabitën Bankën e Amerikës. Më pas ato luftuan nëpër rrugët e Hollivudit me armë zjarri. Dyshja ishte veshur me parzmore që i kthenin mbrapsht plumbat e policëve. Në 44 minuta të dy grabitësit gjetën vdekjen dhe dhjetë policë e shtatë civilë u plagosën. Gjithë ngjarja u transmetua drejtpërdrejt.