LAJMI I FUNDIT:

Këto janë bimët dhe vajrat natyral që e luftojnë dhe shërojnë artritin

Këto janë bimët dhe vajrat natyral që e luftojnë dhe shërojnë artritin

Ngurtësia dhe inflamacioni i nyejve njihet edhe si artriti, problem shëndetësor që shkakton mjaft dhimbje. Artriti prekë njerëzit e moshave të caktuara, por më të prirë për t’u prekur nga kjo sëmundje janë njerëzit e moshës mesatare dhe ata mbi 50 vjet.

Ekzistojnë më shumë se 200 loje të artritit apo sëmundjeve reumatike, transmeton Telegrafi.


Çfarë e shkakton artritin?

Varësisht nga lloji i artritit – shkaktari dallon. P.sh., artriti mund të shkaktohet nga një lëndim i kamotshëm, nga ndonjë mos funksionim i sistemit të imunitetit, nga infeksionet, mosha e vjetër, çarja e nyejve etj.

Si trajtohet artriti?

Siç mund ta dini edhe vet, në treg ekzistojnë shumë ilaçe të cilat përdoren për trajtimin e artritit, por disa nga to lënë efekte të tmerrshme anësore.

Megjithatë, fatmirësisht ekzistojnë edhe forma alternative të shërimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje.

Fjala është për metoda natyrale, të cilat i përkasin mjekësisë alternative.

Disa nga ilaçet natyrale të cilat besohet se e trajtojnë apo edhe shërojnë artritin, janë këto:

– Xhenxhefili, pasi që përmban shumë përbërës të cilët kanë veti anti-inflamacion.

– Shafrani, sepse është antioksidant i fuqishëm.

– Çaji i gjelbër, për shkak se është i mbushur me antioksidantë dhe vlera ushqyese të cilat e përmirësojnë funksionin e trurit.

– Aloe Vera, sepse ka veti shëruese.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori