Këto janë dy ushtrimet e vetme që do t’ua mbajnë trupin në vijë për tërë jetën
Nëse dëshironi të jetoni jetë të gjatë dhe të shëndetshme, atëherë duhet të siguroheni se jeni duke bërë mjaftueshëm ushtrime fizike
Ushtrimet fizike do t’ua mbajnë trurin e shëndetshëm dhe do t’ua rrisin jetëgjatësinë. Hulumtuesit kanë zbuluar se shumë të rritur me linja të mira trupore kanë muskuj dhe eshtra sikurse të njerëzve që janë me dekada më të rinj, transmeton Telegrafi.
Çdo lloj i ushtrimeve është i mirë, qoftë nëse bëni një not të shpejt, apo thjesht bëni lëvizje duke luajtur Pokemon Go.
Por, përderisa sasia minimale e ushtrimeve bazike sjell përfitime shëndetësore, është lehtë të dihet se ushtrimet më të shpeshta dhe më rigoroze sjellin edhe më shumë përfitime.
Nëse dëshironi me të vërtetë të qëndroni të fortë përderisa plakeni, atëherë janë dy ushtrime thelbësore të cilat duhet t’i bëni, tregon Dr. Michael Joyner.
Por, këto ushtrime nuk janë shumë të lehta: burpees dhe kërcimi me litar.
Përse ‘burpees’ dhe kërcim me litar?
Shumica e njerëzve e arrijnë majën e forcës rreth moshës 25 vjeçare dhe disa hulumtime tregojnë se vrapuesit e maratonës kanë tendenca të jenë më të shpejtit në moshën 28 vjeçare, por kjo normalisht që ndryshon nga personi në person.
Nëse keni filluar trajnimet e forcës pas moshës 25 vjeçare dhe nuk keni bërë ushtrime më herët, atëherë është normale që maja e fuqisë tuaj do të vijë më vonë.
Por, nëse me të vërtetë dëshironi të qëndroni fit¸atëherë duhet të ndërtoni forcë për të luftuar humbjen natyrale të masës së muskujve. Ia vlen ta bëni këtë, pasi që kjo do t’ju bëj të dukeni më të rinj dhe të jetoni më gjatë.
Forcën mund ta ndërtoni në shumë mënyra – me ngritje të peshave, me shtimin e intervaleve në ushtrimet e qëndrueshmërisë. Sidoqoftë, e mira e ushtrimeve burpee dhe kërcimit me litar është se do t’ua përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe forcën, e të dyja këto përnjëherë.
Si t’i bëni këto ushtrime?
Është mirë të filloni lehtë me burpee, pasi që duhet siguruar se i bëni në formën e duhur. Nëse filloni duke qëndruar në këmbë, atëherë duhet të uleni si në pozitën galiç derisa të mund t’i vendosni duart në dysheme. Shtrijuni në pozitën plank, bëni një pompë, pastaj me këmbë rikthehuni në pozitën galiç dhe kërceni.
Kërcimi me litar, e që preferohet që litari të jetë me peshë është ushtrim tejet i mirë. Sa i përket kërcimit me litar ju mund të gjeni lloje të ndryshme të ushtrimeve të rekomanduara, por në përgjithësi duhet të bëni disa seta, e ndoshta edhe të ndryshoni nga një ushtrim në tjetrin.
Vetëm mbani mend që këto ushtrime janë të vështira dhe që merr kohë t’i përforconi këto ushtrime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre