LAJMI I FUNDIT:

Këto janë premitë marramendëse të lojtarëve të Realit në rast fitoreje në finale

Këto janë premitë marramendëse të lojtarëve të Realit në rast fitoreje në finale

Real Madrid e do me çdo kusht trofeun e Ligës së Kampionëve dhe ka motivuar në maksimum lojtarët dhe stafin teknik, me një shpërblim të jashtëzakonshëm.

Në rast fitore ndaj Atleticos, çdo lojtar i ekipit të parë do të marrë 600.000 euro shpërblim, ashtu si gjithë anëtarët e stafit drejtues, ndërsa një shumë më të vogël do të marrin edhe të rinjtë e klubit që janë grumbulluar ndonjëherë me ekipin e parë këtë sezon.


Duhet kujtuar se dy vjet më parë La Decima vlejti 400.000 euro për çdo futbollist të Realit, çka tregon qartë sa vlerësohet triumfi i 11-të nga klubi madrilen.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit do të zhvillohet të shtunën në ora 20:45. /Telegrafi/