LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shenjat që tregojnë që po konsumoni shumë sheqer

Këto janë shenjat që tregojnë që po konsumoni shumë sheqer

Zgjoheni dhe…
…ndieni dhembje në nyja për shkak se ditëve të kaluara mbase një kohë të gjatë keni konsumuar sasi të tepërt të sheqerit. Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak mund t’u shkaktojë dhembje nyjave tuaja.

Visheni dhe…
…pantallonat apo fundi ju shtrëngon belin për shkak se “jeni plotësuar pak” , jeni “ënjtur”, jeni “mbushur me ujë”, dhe për gjithë këtë fajtor mund të jetë sheqeri. Sheqeri i tepërt shkakton ngritjen e nivelit të insulinës, ndërkaq insulina shkakton depozitimin e yndyrës në stomak, më shumë se në pjesët e tjera të trupit.

Hani kafjall dhe…
…ju dhemb dhëmbi. Hulumtimet kanë treguar që sheqeri është shkaktari më i shpeshtë i dëmtimit të dhëmbëve, madje në 68 për qind të rasteve, transmeton Telegrafi.

Bëheni gati të dilni nga shtëpia dhe…
…nuk dini ku i keni lënë çelësat, syzet e diellit apo diçka tjetër? Kjo u ndodh shumicës të cilët e teprojnë me ëmbëlsira. Pos harresës ndoshta keni edhe këto telashe: humor të keq, lodhje, përqendrim të dobët.

Keni drekuar goxha mirë dhe…
…shumë shpejt ndieni uri, ëndërroni darkën, për shkak se me rastin e futjes së tepërt të sheqerit në organizëm niveli insulinës tek ju është i ngritur dhe për këtë shkak jeni të uritur.

Sapo keni rënë në gjumë dhe…
…ju zgjon uria në “mes të natës”! Natyrisht që kjo ndodh për shkak të sheqerit i cili ju detyron të hani madje edhe natën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori