LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shtatë luftanijet më të mëdha në botë (Video)

Këto janë shtatë luftanijet më të mëdha në botë (Video)

Këto ditë është publikuar një listë interesante e luftanijeve më të mëdha të vitit 2016.

Në këtë listë kriteri bazë nuk është vetëm gjatësia e anijes, por edhe efekti luftarak, arsenali modern dhe numri i ekuipazhit që mund të bartë ajo anije, transmeton Telegrafi.


Fuqitë e mëdha botërore janë duke vazhduar garën e ashpër lidhur, me atë se kush posedon armët më moderne dhe tejet të rrezikshme.

Dhe natyrisht se në këtë garë disa prej vendeve të pashmangshme në këtë garë janë SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania, transmeton Telegrafi.

Një video e postuar së fundmi, shfaq luftanijet më të mëdha në botë të cilat janë të renditura sipas një liste të përpiluar nga ekspertët e sigurisë.

Kirov Class (252 metra)

Wasp Class (257 metra)

Charles de Gaulle (261.5 metra)

Clemenceau Class (265 metra)

INS Vikramaditya (283.5 metra)

Kuznetsov Class (305 metra)

Nimitz Class (332.8 metra). /Telegrafi/