LAJMI I FUNDIT:

Këto janë super-statistikat e Shaqirit në ndeshjen ndaj Hull City

Këto janë super-statistikat e Shaqirit në ndeshjen ndaj Hull City

Xherdan Shaqiri ishte superior në ndeshjen e sotme ndaj Hull City.

Stoke City ka arritur të marrë një fitore të vlefshme 2-0 në udhëtim te Hull City, për t’i ikur kështu paksa fundit të tabelës.


Megjithatë, më meritori për fitoren e ‘Potters’ ishte mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri me një supergol nga distanca, goli i javës në Ligën Premier? (Video)
Lexo po ashtu Shaqiri me një supergol nga distanca, goli i javës në Ligën Premier? (Video)

Shaqiri shënoi dy golat për Stoke City, por nuk ishin çfarëdo gola këto, pasi njëra u shënua nga distanca, ndërsa tjetra nga gjuajta e lirë, shkruan Telegrafi.

Shkëlqeu me dy super gola, kjo është nota e lartë e Shaqirit (Foto)
Lexo po ashtu Shkëlqeu me dy super gola, kjo është nota e lartë e Shaqirit (Foto)

Kjo nuk ishte e tëra nga ish-futbollisti i Bayernit dhe Interit, pasi bëri edhe shume driblime, harkime dhe krijoi shumë raste. /Telegrafi/

Statistikat e Xherdan Shaqirit kundër Hull City:

8 harkime

5 driblime

5 raste të krijuara

3 goditje në portë

2 gola