LAJMI I FUNDIT:

Me këto qeska femrat “freskojnë” vagjinën

Me këto qeska femrat “freskojnë” vagjinën

Para pak kohësh është folur për të ashtuquajturën vagjinë e spërkatur, ndërsa tani janë bërë hit qeskat bimore të cilat gjoja i janë dedikuar detoksifikimit të vagjinës. Ja përse assesi NUK ËSHTË ide e mirë!

Gjithnjë e më shumë blogere i rekomandojnë këto qeska të mbushura me përzierje të caktuar të bimëve, duke theksuar që në këtë mënyrë pengohen infektimet vagjinale, “tendos” vagjinën, zbut simptomat e vagjinozës bakteriale, endometriozës…


E gjithë kjo, nëse këto qeska i mbani TRI DITË në vagjinë! – transmeton Telegrafi.

Për rritjen e popullaritetit të këtyre qeskave flet edhe kjo gjë që mund të porositen online. Mirëpo, gjinekologët tërheqin vërejtjen që freskimi “i pjesës së brendshme” në këtë mënyrë nuk është punë e mençur!

“Vagjina juaj nuk është e lodhur, depresive as e ndotur, dhe nuk i ka humbur “betejat!”, thotë gjinekologu Jean Ganter.

HTB1js

“Asnjë organ yni nuk dëshiron ndihmë nga ‘prodhuesit për detoksifikim”, sepse trupi është i zhvilluar në atë mënyrë që organet të ‘kujdesen’ për veten”.

Shumica e prodhimeve bimore edhe ekstraktet e tyre mund të shkaktojnë reaksione, por krejtësisht e sigurt është që asnjë prej tyre nuk është testuar për përdorim vagjinal.

Kush e di se çfarë gjendet në perlat për ‘tendosjen e vagjinës, mirëpo po ju paraqesim diçka që e bën të thatë, gjë që nuk është assesi mirë.

Jean Ganter tërheq vërejtjen që prodhimet e këtilla dhe të ngjashme mund të çrregullojnë sasinë e baktereve të mira, ndërkaq shtojnë numrin e atyre të këqija dhe kështu çojnë në infeksione.

Përdorimi i këtyre qeskave bimore mund të shtojnë rrezikun nga sindroma e shokut toksik, duke pasur parasysh atë që qeskat duhet vënë në vagjinë 72 orë – shumë më gjatë nga koha se sa i përdorim tamponët dhe prodhimet e ngjashme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori