LAJMI I FUNDIT:

Këtu mund të blini një shtëpi për vetëm për 1 euro

Këtu mund të blini një shtëpi për vetëm për 1 euro

Kryetari i komunës Ollolai në zonën e Sardenjës në Itali, ka nxjerrë një vendim, sipas të cilit, shtëpitë e komunës shiten për një çmim simbolik me vetëm një euro.

Ky është një vendim i marrë nga kryetari i komunës për shkak se kjo është një zonë që po boshatiset dita-ditës, pasi banorët po spostohen drejt zonave bregdetare.


Llogaritet që brenda vitit 2050, gjysma e komunave të Sardenjës do të jenë tërësisht të pabanuara, ndërsa në të gjithë ishullin do të jenë pak më shumë se një milion banorë.

Për të shmangur këtë braktisje, kryetari i komunës, Efisio Arbau, ka propozuar shitjen e banesave me vetëm 1 euro. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur qytetari i parë. Ai është Vito Casula, 64 vjeç, nga Calasetta. I moshuari thotë se banesa e tij ndodhet në qendrën historike të qytetit, në një prej rrugëve kryesore, ku kalimtarët numërohen me gishtat e dorës.

Kryekomunari thotë se ky është hapi i parë i realizimit të projektit për të ripopulluar zonën. Ai shprehet dhe shumë shtëpi të tjera janë në pritje, pasi ish-pronarët ia kanë dhuruar komunës para se të largoheshin.

Komuna e Ollolait ka publikuar projektin “Shtëpi për një euro”, sipas të cili banesat në qendrën historike mund të blihen me këtë çmim simbolik nga qytetarët italianë apo të huaj, kompani apo biznese që kanë projekte sociale dhe që i shërbejnë nxitjes së turizmit. /albeu.com/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori