LAJMI I FUNDIT:

KF Prishtina me dy përforcime

KF Prishtina me dy përforcime

Klubi futbollistik i Prishtinës ka sjellë në radhët e veta dy lojtar cilësor nga Superliga, ata janë Leart Emini dhe Drilon Berisha.

Mesfushori ofanziv, Leart Emini ka arritur marrëveshje trevjeçare me kampionin në fuqi të Kosovës në futboll, Prishtinën. Firmosja e kontratës do të bëhet në ditët në vazhdim.

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, ka vlerësuar se 21-vjeçari Leart Emini, i cili së fundi luajti për skuadrën e Hysit, është futbollist me perspektivë. Ai më herët ishte pjesë e Trepçës, ndërsa karrierën e kishte nisur pikërisht te Prishtina, informon Koha Ditore.


Ndërkohë, përforcimi i parë i Prishtinës për këtë vit ishte Drilon Berisha i Hajvalisë, me të cilin po ashtu ka firmosur për tri vjet. /Telegrafi/