LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i ka kapacitete për të ruajtur paqen dhe stabilitetin

KFOR-i ka kapacitete për të ruajtur paqen dhe stabilitetin

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo,  me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë.

Bahtiri ka thënë se komuna e Mitrovicës dhe ai personalisht ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, bashkëpunim ky që edhe ka dhënë rezultate konkrete pozitive në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Mitrovicë dhe ruajtjen e paqes.


Ai i ka thënë gjeneralit Fungo, se Mitrovica sot është mjaft stabile, një ndër qytetet më të sigurta në Kosovë, ku krimi ka rënë për rreth 45 për qind dhe ku lëvizja dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas, është përmirësuar dukshëm dhe po zhvillohet pa probleme të mëdha.

Sipas njoftimit nga Komuna e Mitrovicës, Bahtiri e ka njoftuar gjeneralin Fungo edhe për punimet që po bëhen për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, duke shpresuar se ato do të kryehn brenda afatit të parapri dhe se ura do të lëshohet për qarkullim e lëvizje të lirë, gjë që akoma do ta përmirësoj situatën e sigurisë në komunë dhe do t’i relaksoj akoma marrëdhëniet ndëretnike.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Fungo, tha se qëndrueshmëria e situatës së sigurisë në Mitrovicë dhe kudo tjetër është esenciale për KFOR-in, sepse pa situatë stabile të sigurisë nuk mund të ketë qetësi të plotë dhe zhvillim ekonomik.

“Është mirë që kanë filluar punimet për rivitalizimin e urës, sepse ajo simbolizon bashkimin e qytetarëve e jo vetëm lidhjen fizike. Të gjithë duhet të përkujdesemi që të kemi qetësi, mjedis të sigurt, raporte të mira ndërnjerëzore, në mënyrë që të kemi edhe zhvillim ekonomik. KFOR-i do të vazhdojë të punojë me institucione për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillim ekonomik, si dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë qytetarët. KFOR-i ka kapacitete që në rast nevoje të ndërmarrë masat e duhura për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ndër të tjera gjeneral-majori Fungo.

Kryetari Bahtiri e njoftoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Fungo edhe për situatën në “Trepçë” dhe ndikimin e saj në zhvillimin e komunës në të kaluarën dhe në të ardhmen.

Po ashtu, ai e njoftoi gjeneralin Fungo, edhe për krijimin e  Zonës  industriale në Frashër, interesimin e bizneseve për tu vendosur aty dhe ndërtimin e fabrikave, si dhe  për punën e mirë që po bëhen në fabrikën e kërpudhave në Gushafc./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori