LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Përkraheni EULEX-in dhe Policinë e Kosovës

KFOR: Përkraheni EULEX-in dhe Policinë e Kosovës

Incidentet e fundit në pjesën veriore të Kosovës dëshmojnë për nevojën për të ofruar sigurinë e duhur policore dhe publike në vend. KFOR-i, si një mision i paanshëm, ka besim të plotë në popullatën vendase dhe e di që ky besim është i dyanshëm, thuhet në një kumtesë të zyrës për informim të misionit të KFOR-it.

“I lusim të gjithë që të përkrahin në tërësi punën e rregullt të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe të adresojnë mosmarrëveshjet politike vetëm në mënyrë paqësore. Pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët do të jetë angazhimi për të shmangur gjuhën raciste, agresive dhe nxitëse, siç kemi qenë dëshmitarë më herët gjatë javës”.

KFOR-i dëshiron që të theksojë edhe një herë se mbledhja individuale e armëve ose në grup, transportimi apo mbajtja e tyre pa autorizim adekuat, vlerësohet si një kërcënim potencial për ambientin e qetë dhe të sigurt.


“KFOR-i, EULEX-i Policia e Kosovës dhe brenda kufijve të definuar të mandatit të vet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, janë të vetmet organizata të autorizuara që të mbajnë armë. KFOR-i për momentin është në përgatitje e sipër për të arritur tek udhëheqësit e komunitetit përgjegjës që bashkërisht të përkushtohen për rritjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt”. /Telegrafi/