LAJMI I FUNDIT:

Kidnapohet futbollisti meksikan

Kidnapohet futbollisti meksikan

Është kidnapuar futbollisti meksikan, transmeton Koha.net.në kufirin verior, Tamaulipas kanë konfirmuar zyrtarët meksikan, raporton BBC.

Sulmuesi 25 vjeçar raportohet se është kidnapuar në afërsi të shtëpisë së tij në Ciudad Victoria, pasi ishte larguar nga një aheng.


Ai mbron ngjyrat e gjigantit grak Olympiakos, ndërsa ka bërë edhe disa paraqitje për kombëtaren e Meksikës.

Meksika është një nga vendet me numrin më të lartë të kidnapimeve, që sipas statistikave të Qeverisë meksikane rreth 1 mijë njerëz kidnapohen brenda një viti. Ndërsa spekulohet se numrat e vërtetë të kidnapimeve janë edhe më të larta.

Mediat lokale raportojnë se Pulido ishte duke u larguar nga një aheng me të dashurën e tij në orët e vona të së shtunës kur makinën e tyre e kishin rrethuar disa kamionë, transmeton Koha.net.

Thuhet se gjashtë persona të maskuar e kanë marr me forcë sulmuesin, përderisa të dashurën e tij nuk e kanë dëmtuar dhe e kanë lënë atë në parking, ku edhe kishte ndodhur incidenti.

Tamaulipas është një nga pjesët më të dhunshme të Meksikës, dhe së fundmi Qeveria ka shtuar forcat e sigurisë për të luftuar kundër karteleve që veprojnë në këtë zonë.

Në javët e fundit disa persona janë vrarë në këtë vend kufitar, që është pikë në të cilën përshkohen rrugët e drogës, e kontrabandave për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pulido ishte bashkuar me Olympiakosin në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa ka shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje të luajtura.