LAJMI I FUNDIT:

Kidnapoi veten për të fshehur notat e këqija

Kidnapoi veten për të fshehur notat e këqija

Nxënësi Aftab Aslam mori notën F (1) në anglisht, lëndë nga e cila edhe një herë më parë kishte dështuar, prandaj e kishte të vështirë që t’ua thoshte këtë prindërve të tij.

Djaloshi nga qarku Gwinnett në Georgia bleu një telefon të lirë dhe u dërgoi SMS prindërve të tij, në të cilin u thoshte se një bandë kriminale e kishte kidnapuar dhe i paralajmëronte që të mos e thërrasin policinë se përndryshe do ta vrisnin.

Megjithatë, prindërit e frikësuar thirrën policinë dhe në hetim u angazhua edhe FBI. Aftab fshihej gjatë gjithë kohës ndërsa policia arriti ta gjejë telefonin dhe kur e kuptuan se kush e kishte blerë atë, e ndërruan hetimin nga ‘kidnapim’ në ‘person i zhdukur’.


Në mbrëmje, ‘i kidnapuari’ është kthyer në shtëpi dhe vazhdoi me gënjeshtrën se e kishin kidnapuar dhe droguar. Por, pas marrjes në pyetje nga policia, ai pranoi se gjithçka e kishte menduar me qëllim që prindërit e tij të ishin më të butë kur t’i shinin notat e këqija.

Mirëpo, ky veprim i ka kushtuar edhe më keq. Ai është arrestuar dhe është dënuar për deklarim të rrejshëm të krimit, dhënies së deklaratave të rrejshme, krijim dëshmish false dhe shkrim të kërcënimeve terroriste. Aftab është liruar të mbrohet në liri me garanci prej 9.000 dollarësh. Padyshim që prindërit e tij nuk do të jenë aspak të butë me të. /Telegrafi/