LAJMI I FUNDIT:

Kim rizgjidhet president i Bankës Botërore

Kim rizgjidhet president i Bankës Botërore

Bordi i Bankës Botërore ka njoftuar më 27 shtator se në mënyrë unanime ka emëruar Jim Yong Kim, si president, duke fituar kështu mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.

Kim, ishte kandidati i vetëm për këtë pozicion.


“Jam i nderuar që do të shërbejë edhe një mandat në krye të këtij institucioni të madh”, tha Kim, i cili është doktor amerikan me prejardhje nga Koreja e Jugut.

Ai tha se Banka Botërore “është në rrugë të mirë” për të arritur qëllimet kryesore, siç është eliminimi i varfërisë ekstreme deri në vitin 2030 dhe rritja e të ardhurave deri në 40 për qind për shtetet në zhvillim. /Telegrafi/