LAJMI I FUNDIT:

Kina, tregu kryesor për Apple!

Kina, tregu kryesor për Apple!

Kina është e vendosur që të arrij Amerikën si tregu më i madh i Apple, ka pohuar shefi ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë.

Tim Cook i ka thënë agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, se "Kina është aktualisht tregu i dytë më i madh për Apple. Por, unë besoj se shumë shpejtë, tregu kinez do të zërë vendin e parë për ne. Unë besoj fuqishëm se kjo do të ndodhë".

Cook, i cili ishte në Pekin për ti takuar rregullatorët dhe kompanitë e telekomit, nuk ka dhënë ndonjë indikacion se kur Kina do të mund ta tejkalonte tregun amerikan, si burimi më i madh i të ardhurave të kompanisë, por komentet e tij e konfirmojnë edhe një herë sa sa e rëndësishme është bërë Kina për krijuesin e iPad dhe iPhone.


Pajisjet e Apple janë jashtëzakonisht të famshme në Kinë, dhe shitjet e kompanisë në shtetin komunist janë dyfishuar në vitin 2010 dhe 2011.

Megjithatë, rritja e Apple në Kinë është ngadalësuar gjatë vitit të kaluar duke shkaktuar shqetësim në mesin e investitorëve. / Telegrafi /