LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja e vërtetë se përse shkojmë në muaj të mjaltit

Kjo është arsyeja e vërtetë se përse shkojmë në muaj të mjaltit

Për të porsamartuarit muaji i mjaltit është pjesa më e mirë të cilën me padurim e presin.

Mendimi të shkoni në një udhëtim romantik me bashkëshortin/ën e ri, duke ia kthyer shpinën botës, është lumturi e vërtetë. Por, a keni menduar ndonjëherë se nga ka ardhur kjo traditë?


Fillimisht, kjo traditë ka origjinë qysh nga shekulli i 19’të në Britani, mirëpo as atëherë nuk kishte qenë udhëtimi i hareshëm që është tani. Përderisa kishte qenë njësoj, të porsamartuarit duke udhëtuar së bashku, ata në fakt kishin udhëtuar për t’i vizituar familjarët dhe shoqërinë të cilët nuk kishin mundur të shkojnë në ceremoninë, transmeton Telegrafi.

Ishin vitet e fundit të shekullit 19’të kur muajt e mjaltit kishin filluar të jenë siç janë sot, sipas Sara Margulis, drejtoreshë e Honeyfund.

Ndërsa, sa i përket termit “muaj i mjaltit”, Sara shpjegon se ky term ka origjinë qysh nga shekulli i 5’të. Atëherë, çiftet e porsamartuar pinin mead (pije alkoolike me mjaltë dhe ujë), pas “hënës” së parë si çift i martuar së bashku.

Pija kishte qenë dhuratë nga mysafirët të cilët besonin se ka veti afrodiziake.

Sidoqoftë, së fundmi, për shkak të agjendës së ngjeshur muajt e mjaltit kanë shënuar një ndryshim tjetër të rëndësishëm. Tani, çiftet presin pak kohë pas martese për të ruajtur para që të shkojnë në udhëtimin më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/