LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja pse Eurovisioni nuk e lejon flamurin e Kosovës

Kjo është arsyeja pse Eurovisioni nuk e lejon flamurin e Kosovës

Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ndalesa për përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë netëve finale të Eurosongut, nuk është kundër shtetit të Kosovës apo një territori të caktuar, por ka të bëjë me rregullat e përgjithshme.

Përmes një përgjigje me shkrim menaxheri për komunikim me media nga Eurovisioni, Paul Jordan, ka thënë se një rregull e tillë vlen edhe për flamurin e Skocisë.

Flamuri i Kosovës nuk do të mund të jetë në duart e të pranishmëve, audiencës gjatë dy netëve finale që do të mbahen në Stokholm të Suedisë.

Sipas rregullores së re, flamujt që do të mund të përdoren në garën e Eurovisionit janë vetëm ato të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, pastaj flamujt e shteteve pjesëmarrëse në Eurovision apo atyre që kanë marrë pjesë më herët, si Turqia, Portugalia e Rumania.

“Politika rreth flamujve nuk është e orientuar kundër çfarëdo organizate apo territori. Nëse flamujt e publikuar në dokumente e kanë lënduar dikë, ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë Jordan.

Po ashtu, nuk do të lejohet përdorimi as i flamujve lokalë, rajonalë apo provincialë, si edhe i atyre që propagojnë përmbajtje komerciale apo edhe aso të urrejtjes dhe diskriminimit.

Sidoqoftë, në Prishtinë vendimi për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision është pritur me zhgënjim dhe keqardhje të thellë.

Televizioni Publik i Kosovës si pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropian, EBU është shprehur thellësisht i shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valëvitet në këtë festival.

“Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije edhe Grupit të Referencës së Këngës së Eurovizionit, por edhe EBU se Republika e Kosovës është e njohur nga rreth 120 shtete të botës. Populli i Kosovës është i dëshmuar si popull paqësor dhe Republika e Kosova asnjëherë nuk ka paraqitur rrezik për askënd, madje ka qenë e hapur ndaj të gjithëve”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.

Edhe deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Alma Lama, ka thënë se rregullorja e Eurovisionit e ka vënë Kosovën me disa rajone apo shtete që nuk lejohet përdorimi i flamujve të tyre. Mes tjerash, ajo ka shprehur pakënaqësi me faktin që në kuadër të flamujve të ndaluar hyn në një rang edhe ai i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori