LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja se përse në mëngjes zgjoheni me penis të erektuar

Kjo është arsyeja se përse në mëngjes zgjoheni me penis të erektuar

Është ora 4 e mëngjesit dhe zgjoheni me një ereksion? Çfarë do të thotë kjo?

Ky fenomen, i njohur ndryshe edhe si “druri i mëngjesit” është shumë i zakonshëm saqë doktorët kanë filluar t’i lënë edhe emër, transmeton Telegrafi.

Përderisa e keni vërejtur këtë, këto ereksione mund të ndodhin kurdo nga tri deri në pesë herë gjatë natës.

“Është dukuri normale e adoleshentëve dhe meshkujve të rinj, për shkak të niveleve të larta të hormoneve, gjë e cila lidhet me shpeshtësinë e ereksioneve dhe nevojën për t’u liruar” thotë Gloria Brame, seksologe dhe autore e Sex for Grown-Ups.

“Në mënyrë natyrale, kur meshkujt fillojnë të plaken edhe kjo dukuri fillon të zvogëlohet për shkak të niveleve në zbritje të testosteronit dhe funksionit seksual”.

Sidoqoftë, arsyeja se përse kjo ndodh nuk ka të bëjë asgjë me ëndrrat që i shihni gjatë natës, por është e mundur se trupi i njeriut në mënyrë spontane prodhon ereksione në mes të natës për ta furnizuar penisin me qarkullim të freskët të gjakut.

Ekspertë tjerë besojnë se për shkak që njerëzit janë krejt jashtë gjatë fazës së gjumit REM, penisi më në fund e ka lirinë e vet dhe vendos të ngrihet.

Megjithatë, nivelet e larta të hormoneve janë faktori më i besueshëm se përse shkaktohet ereksioni i mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori