LAJMI I FUNDIT:

Kjo është fotografia e fëmijës së mbytur në det që ka tronditur botën (Foto)

Kjo është fotografia e fëmijës së mbytur në det që ka tronditur botën (Foto)

Fotografia e një fëmije tjetër refugjatë të mbytur në detin Mesdhe, ka bërë gjiron e botës duke ia rikujtuar edhe njëherë botës tmerret e krizës së emigrantëve.

Organizata humanitare kanë publikuar një foto ku shihet një fëmijë në krahët e një shpëtimtari gjerman, që besohet se është shkrepur më 27 maj, transmeton Telegrafi.


Fëmija i cili nuk kishte më shumë se një vit, ishte nxjerrë nga deti pasi ishte rrëzuar në një anije e vogël e drurit, ku në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën 45 persona.

Organizata humanitare gjermane “Si Voche”, e cila kishte udhëhequr aksionin e shpëtimit të njerëzve ndërmjet brigjeve të Libisë dhe Italisë, ka botuar letrën e shpëtimtarit Martin, i cili shihet në foto duke mbajtur në duar vogëlushin, dhe ku shpjegohen në detaje momente kur e kishte nxjerrë nga uji trupin e pajetë të fëmijës. /Telegrafi/