LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gruaja që ju vardis gjyqtari (Foto)

Kjo është gruaja që ju vardis gjyqtari (Foto)

Gjyqtari i Gjykatës së Beratit u pezullua ditën e djeshme, pasi sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ka kërkuar seks një qytetareje që ishte në proces divorci dhe çështja ishte në dorën e tij.

Shyqyri Çobo e ka marrë atë rreth 300 herë në telefon si dhe i ka dërguar qindra mesazhe. Prokuroria thotë se, në këto biseda gjyqtari Shyqyri Çobo lë të kuptohet që kërkon favore seksuale, madje dje u publikuan edhe mesazhet që ai i kishte dërguar gruas.


Ndërkohë, avokati Saimir Vishaj ka postuar një status duke e dënuar këtë akt, ndërsa poshtë tij ka komentuar një vajzë, e cila ka thënë se edhe ajo është provokuar nga ai, por nuk ka marrë guximin që ta denoncojë.

“S’ka nevojë për shumë komente z.Sajmir. Akuza kundrejt zoterisë në fjalë është mëse e vërtet .Unë jam një nder ato gra apo nëna që zgjidhjen e martesës e ka gjykuar ky zotëri dhe ju e dini që s’jam e vetmja që jam provokuar prej tij. Por hallet e problemet e mia me bënin që t’ia harroja ‘surratin’ e të mendoja për më tej për jetën time…(ose ndoshta nuk gjeta kurajo të bëja të njëjten gjë)”, janë këto fjalët e vajzës.

Ndoshta këto nuk janë femrat e vetme që janë ngacmuar seksualisht nga Shyqyriu, por me kalimin e kohës do të zbulohen denoncime të tjera. /Telegrafi/

gruaja33333

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori