LAJMI I FUNDIT:

Kjo është magjia e Ranierit që po e dërgon Leicesterin drejt titullit në LP

Kjo është magjia e Ranierit që po e dërgon Leicesterin drejt titullit në LP

Në momentin që Claudio Ranieri u zyrtarizua në stolin e Leicester, shumë persona e përqeshën bordin drejtues për vendimin e marrë. Tani Leicester mund të fitojë titullin kampion, megjithëse kanë mbetur edhe tre ndeshje.

Por sa shumë ka ndikuar Ranieri në suksesin e ekipit? Cilat janë sekretet? Një rikthim te 4-4-2. Në kohët kur lojtarë si Giggs apo Keegan ishin akoma djem të rinj, shumica e ekipeve angleze luanin me skemën 4-4-2 me mesfushorët anësorë që furnizonin sulmuesit me krosa. Ajo skemë evoloi në 4-3-3 e cila personifikohet më mirë me erën e Ronaldo-s te United. Natyra cinike e futbollit do të thotë që të gjithë duhet të jemi të gatshëm të ndryshojmë. Por mesa duket po kthehemi mbrapa në kohë.


Ranieri është një nga ata trajnerë që nuk i ka harruar skemat e vjetra. 4-4-2 i tij, si të gjitha sistemet taktike, ndryshon formë gjatë ndeshjeve por është ndërtuar për të nxjerrë më të mirën nga ekipi i tij duke sulmuar pikët e dobëta të kundërshtarit. Jamie Vardy luan në majën e sulmit me Okazakin pak të tërhequr, duke i dhënë atij dikë për të përballuar mbrojtjet e ngjeshura.

Vardy dhe Okazaki janë si një version energjik i Wright dhe Berkamp, apo Owen dhe Heskey, njëri krijon, tjetri shënon. Okazaki ka shënuar vetëm pesë gola këtë sezon për ka mbështetur Vardy-n gjatë gjithë sezonit. Si Heskey, ai shënon kur duhet. Vardy pozicionohet ngjitur me lojtarin e fundit, teksa Okazaki është pak më mbrapa por e mbështet. Të luash me dy sulmues do të thotë që njëri do të çorientojë mbrojtjen teksa tjetri do të shënojë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara.

ranieri

Prioriteti është mbrojtja

Të shënosh, padyshim që është tepër e rëndësishme, por suksesi i Leicester vjen nga një mbrojtje e fortë. Një vendim i rëndësishëm i Ranieri-t erdhi herët, teksa vendosi të ndërronte mbrojtësit e krahut. Richie de Laet i hapi rrugon Danny Simpson dhe Schlupp-it ja zuri vendin Christian Fuchs. Fuchs, si kapiteni i Austrisë, ka influencë të madhe dhe është shumë më i kujdesshëm kur del në sulm. Simpson rrallëherë del përpara, kjo e lejon Mahrez të jetë i lirë për të qëndruar në sulm duke ditur se është dikush mbrapa tij, transmeton lapsi.al.

Morgan dhe Huth janë një dyshe solide në qendër, të cilët komandojnë zonën dhe janë të pakalueshëm sidomos në ajër. Kante ka qenë mesfushori më i mirë në kampionat gjatë këtij sezoni dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse katër mbrojtësit kanë qenë të sigurt në ndërhyrjet e tyre. Leicester nuk është shumë ndryshe nga Atletico Madrid. Kur ata mbrojnë, ata mbrojnë me dy rreshta lojtarësh për të eleminuar hapësirat për kundërshtarët. Është shumë e vështirë të sulmosh kundër Leicester sepse mbrojtja rri shumë e tërhequr. Edhe kur humbin topin, lojtarët sulen si të çmendur për ta rimarrë.

Leicester vë gracka gjithandej

Leicester e përdor shumë krahun e majtë, këtë e bëjnë sepse lojtari i tyre më i mirë luan nga e djathta. A ka kuptim kjo? Është një taktikë e përdorur shumë nga Barcelona gjatë periudhës së Pep Guardiola-s. Kur fokusohesh në njërin krah të fushës, shumë lojtarë do të lëvizin drejt atij krahu për të përballuar presionin. Me një pasim të shpejtë në krahun e kundërt, papritmas lojtari më i rrezikshëm ka shumë hapësirë dhe është i pa markuar.

‘Quarterback’ është term futbolli amerikan. Është një lojtar që jep pasimin e gjatë në fillim të aksionit. Ky lojtar te Leicester është portieri Schmeichel. Ai ka krijuar pesë mundësi për gol për ekipin e tij, vetëm Joe Hart dhe Fabianski kanë bërë më mirë. Schmeichel është një lojtar kyç kur vjen puna për kundërsulmet rrufe të Leicester. Punë, punë dhe vetëm punë Suksesi i Leicester nuk varet nga vendime taktike individuale apo një skemë magjike të cilën askush nuk mund ta rikrijojë, por është me të vërtetë një çështje e punës së madhe dhe dedikimit. Kur Leicester sulmon, sulmon me 100%, duke provuar gjithçka për të shënuar. Disiplina dhe balanca që ka instaluar Ranieri do të thotë që ata kurrë nuk kapen në befasi, dhe duke pasur prioritet mbrojtjen, ata rrallëherë pësojnë gol. Në të vërtetë. Sekreti i vetëm i Leicester është që ata thjesht kanë luajtur shumë mirë.